Bisedimet Kosovë-BE, ​
mbyllen negociatat për MSA-në

Bisedimet Kosovë-BE, ​<br />mbyllen negociatat për MSA-në
PRISHTINE - Ka përfunduar takimi i tretë dhe i fundit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Në këtë kuadër, kryeministri Hashim Thaçi tha se marrëveshja do të jetë dokument bazë i cili do të rregullojë marrëdhëniet politike të Kosovës me BE-në deri në aktin e anëtarësimit të shtetit në BE.

Thaçi tha se ky moment largon çdo dyshim dhe vulos përcaktimin strategjik të Kosovës për të qenë anëtar i Bashkimit Europian.

Ndërsa, kryenegociatorët e BE-së, thanë se kjo marrëveshje është vetëm fillimi i rrugës për në BE.

Ata shtuan se mbesin prioritet që Kosova të jetë efikase në sundimin e ligjit, të ketë administratë funksionale, zgjedhje të lira e demokratike, respektim të drejtave të pakicave e të tjera.

Ndërsa, Vlora Çitaku tha se fillimi për marrëveshjen pritet të bëhet gjatë muajve të verës.

SOT DITA E FUNDIT E NEGOCIATAVE PER MSA

Sot është dita e fundit ku do të mbyllen negociatat e Kosovës me Bashkimin Europian për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bernard Nikaj, ka thënë dje se Kosova po mbyll një kapitull të rëndësishëm me Bashkimin Europian.

Në kuadër të Marrëveshjes, Kosova sipas Nikajt, ka siguruar preferencën që në procesin e prokurimit, përparësi t’u jepet produkteve vendore.

“Produktet që janë specifike për Kosovën do të mbrohen me brend kosovar. Ne kemi arritur që të ruajmë, të mos them gjithçka që ne prodhojmë. Ne kemi një industri të mishit të zogut, të shpendëve mjaft të zhvilluar, e cila ka potencial që të eksportohet dhe do sigurohen tregje të reja brenda BE-së, si rezultat i marrëveshjes së MSA-së”, tha ai.

Takimi i tretë dhe i fundit i Kryenegociatorëve në kuadër të këtij negocimi do të mbahet sot në ndërtesën kryesore të Qeverisë në orën 09:30./Kosovapress/

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike