Shtëpia e Bardhë i ka cilësuar si produktive diskutimet e djeshme në Gjenevë me delegacionin ukrainas për planin e paqes së Donald Trump për Ukrainën.
Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë theksoi se delegacioni amerikan riafirmoi angazhimin e SHBA-së për të garantuar që “sovraniteti, siguria dhe prosperiteti i ardhshëm i Ukrainës të mbeten në qendër të procesit diplomatik”.
"Sekretari Rubio dhe ekipi i tij riafirmuan angazhimin e vendosur të Shteteve të Bashkuara për të siguruar që sovraniteti, siguria dhe prosperiteti i ardhshëm i Ukrainës të mbeten qendrore në procesin diplomatik në vazhdim. Ata theksuan se kjo punë udhëhiqet nga qëllimi i Presidentit Trump për t'i dhënë fund një lufte që ka marrë jetën e miliona njerëzve dhe për të parandaluar humbjen e mëtejshme të jetëve përmes një paqeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme", thuhet në deklaratë.
Delegacioni ukrainas, sipas Shtëpisë së Bardhë, konfirmoi se të gjitha shqetësimet e tij kryesore, përfshirë garancitë e sigurisë, zhvillimin ekonomik afatgjatë, mbrojtjen e infrastrukturës dhe sovranitetin politik, u trajtuan plotësisht gjatë takimit.
"Përfaqësuesit ukrainas deklaruan se, bazuar në rishikimet dhe sqarimet e paraqitura, ata besojnë se drafti aktual pasqyron interesat e tyre kombëtare dhe ofron mekanizma të besueshëm dhe të zbatueshëm për të mbrojtur sigurinë e Ukrainës si në afat të shkurtër ashtu edhe në afatgjatë."
Sipas Shtëpisë së Bardhë, takimi përfundoi me një mirëkuptim të përbashkët dhe se ishte një hap i rëndësishëm përpara.
“Koordinimi i ngushtë dhe i vazhdueshëm do të jetë thelbësor ndërsa palët punojnë drejt një paqeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.", thuhet në deklaratë.
Ndërkohë, The Economist raporton se Trump ka rënë dakord që të shtyjë me një javë ultimatumin ndaj Ukrainës për pranimin e planit.
Presidenti Volodymyr Zelensky është shprehur se Ukraina do të punojë për një propozim paqeje që e forcon vendin dhe jo e dobëson, ndërsa shënjestroi Putinin për të cilin tha se kërkon njohje ligjore për territoret që vodhi. Ky i fundit, në një telefonatë me Erdogan, e cilësoi planin e Trump si një bazë të mirë për t'i dhënë fund luftës.
Po ashtu, Rusia ka vijuar sulmet në Ukrainë. 4 persona u vranë në Kharkiv, ndërsa 17 të tjerë u plagosën. Ndërsa në qytetin Marhanets u vranë dy të tjerë.
Propozimet amerikane të raportuara deri më tani në media si pjesë të atij që njihet si plani me 28 pika i Donald Trump, e njohin de fakto Krimenë, Donetskun dhe Luhanskun si pjesë të rusisë, ndërsa një kundërpropozim i BE i dalë të dielën në media, nuk njeh asnjë ndryshim të kufinjve, me çështjen që negociohet pas armëpushimit duke marrë si pikënisje vijat aktuale të frontit.
Gazeta britanike shton se sot delegacioni ukrainas, duke u kthyer në Kiev nga Gjeneva, i paraqiti Zelensky-t rezultatet e bisedimeve, të cilat rezultuan në një draft të rishikuar të planit, duke e zvogëluar fushëveprimin e tij nga 28 në 19 pika.
Presidenti ukrainas pati gjithashtu një bisedë telefonike me J.D. Vance, duke i kërkuar zëvendëspresidentit të përfshijë vendet evropiane në proces. Sipas burimeve të cituara nga Guardian, zëvendëspresidenti u pajtua me këtë kërkesë.
Presidenti kinez Xi Jinping dhe Presidenti amerikan Donald Trump diskutuan për krizën në Ukrainë në bisedën e tyre telefonike sot. Xi, sipas një raporti nga televizioni shtetëror CCTV, tha se Pekini mbështet përpjekjet për paqe në Ukrainë.
'Kina mbështet të gjitha përpjekjet për paqe dhe shpreson që të gjitha palët do të vazhdojnë të ngushtojnë dallimet e tyre dhe të arrijnë një marrëveshje paqeje të drejtë, të qëndrueshme dhe detyruese sa më shpejt të jetë e mundur për të zgjidhur këtë krizë në rrënjë të saj", tha ai.
Ish-përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell tha se SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së pas planit me 28 pika për ti dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Me planin 28-pikësh për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, SHBA-të e Trump nuk mund të konsiderohen më si aleate e Evropës, e cila as nuk konsultohet për çështje që ndikojnë në sigurinë e saj. Evropa duhet ta pranojë dhe të reagojë ndaj këtij ndryshimi në politikën e SHBA-së.
Plani i Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë nxjerr në pah dështimin e strategjisë së paqësimit të BE-së. Dorëzimi ndaj kërkesave të tij për shpenzimet ushtarake, tarifat, derregullimin dixhital, taksimin shumëkombësh dhe furnizimin me energji nuk ka arritur asgjë”, tha ai.
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu turk Recep Tayyip Erdogan kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku kanë diskutuar planin e propozuar nga SHBA-ja dhe Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Kremlini njoftoi se Moska e konsideron këtë propozim si një bazë të mundshme për një zgjidhje paqësore.
Putin theksoi se propozimet amerikane janë në përputhje me idetë e diskutuara më herët në samitin Rusi–SHBA në Alaska dhe mund të shërbejnë si bazë për marrëveshjen përfundimtare. Ai përsëriti angazhimin e Rusisë për një zgjidhje politike dhe diplomatike të konfliktit.
Erdogan nga ana e tij i ka shprehur Putinit gatishmërinë e Turqisë për të mbështetur procesin e paqes, duke ofruar Stambollin si një platformë të mundshme për negociata. Të dy udhëheqësit ranë dakord të intensifikojnë kontaktet në lidhje me Ukrainën në nivele të ndryshme.
Delegacionet e Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës kanë hartuar në Gjenevë një draft të ri të planit të paqes me 19 pika, por pa përfshirë pikat më të diskutueshme, për të cilat do të duhet të vendosin presidentët e dy vendeve. Këtë e ka bërë të ditur për Financial Times zëvendësministri i parë i Jashtëm i Ukrainës, Sergiy Kyslytsya, i cili ishte pjesë e delegacionit. Takimi në Zvicër ka qenë “intensiv” por “produktiv” dhe ka sjellë një rishikim të plotë të dokumentit, për të cilin të dy palët janë “pozitive”. Pas orësh negociatash të vështira që rrezikuan të dështojnë që para se të nisnin, ekipet amerikane dhe ukrainase arritën marrëveshje për disa çështje, por “lanë pezull” pikat më të kontestuara, përfshirë çështjet territoriale dhe marrëdhëniet mes NATO-s, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Për këto të fundit do të duhet të vendosin presidentët Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky.

Presidenti rus, Vladimir Putin i konfirmoi homologut të tij turk, Rexhep Tajip Erdogan , se propozimi i SHBA-së mund të shërbejë si bazë për një marrëveshje paqeje me Ukrainën. Këtë koment e bëri me dije Kremlini në një deklaratë zyrtare të lëshuar pas telefonatës së të dy udhëheqësve.
"Pati një shkëmbim pikëpamjesh mbi situatën në lidhje me Ukrainën, duke përfshirë edhe në kontekstin e propozimeve të SHBA-së për një zgjidhje paqësore. Vladimir Putin vuri në dukje se këto propozime, siç u publikuan, janë në përputhje me diskutimet në samitin ruso-amerikan në Alaska dhe, në parim, mund të përdoren si bazë për një marrëveshje përfundimtare paqeje", thuhet në deklaratë.
Nga ana e tij, "Erdogan shprehu qëllimin e tij për të ofruar të gjithë ndihmën e mundshme për procesin e negociatave dhe gatishmërinë e tij për të vazhduar të ofrojë platformën e Stambollit për këtë qëllim".
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen thotë se vetëm Ukraina mund të vendosë për ushtrinë e saj. Në një konferencë për shtyp pas takimit të udhëheqësve të BE-së në Angola, ajo theksoi se takimi i sotëm riafirmoi se unioni është i bashkuar për Ukrainën.
"Takimi i sotëm në Luanda riafirmoi se jemi të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën. Këto janë parime themelore evropiane për të ardhmen. Territori dhe sovraniteti i Ukrainës duhet të respektohen. Vetëm Ukraina, si një vend sovran, mund të marrë vendime në lidhje me forcat e veta të armatosura. Fati i tyre është në duart e saj. Gjithashtu dua të nënvizoj qendrën e Evropës në të ardhmen e vendit. Nesër, ne do të angazhohemi më tej me partnerët tanë në Koalicionin e të Vullnetshmëve", u shpreh ajo.

Foto: Recep Tayyip Erdogan
Sipas presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, plani i Donald Trump për t'i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës mund të pranohet nëse përmbush nevojat e sigurisë si të Moskës ashtu edhe të Kievit.
"Një marrëveshje (mbi propozimin e Trump) do të jetë e mundur nëse plani përmbush pritjet legjitime dhe nevojat e sigurisë të palëve, pa krijuar paqëndrueshmëri të re", tha Erdogan për gazetën e përditshme Sabah, duke iu përgjigjur një gazetari që e pyeti nëse ishte e mundur të arrihej një marrëveshje mbi planin 28-pikësh të propozuar nga Shtetet e Bashkuara.
Presidenti i SHBA, Donald Trump dha një përditësim të shkurtër mbi bisedimet e paqes për Ukrainën nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Në një mesazh të shkurtër në Truth Social, ai shkroi: "A është vërtet e mundur që të ketë shumë përparim në bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës??? Mos e besoni derisa ta shihni, por ndoshta diçka e mirë po ndodh."
Dje filluan në Gjenevë bisedimet midis SHBA-së dhe Ukrainës në lidhje me planin e paqes të propozuar nga SHBA-të për t'i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. Sekretari amerikan I Shtetit, Marco Rubio tha se dje ishte ndoshta më produktive që kanë mbajtur për këtë çështje. Megjithatë, ai vuri në dukje se ende nuk ka “asnjë fitore, asnjë marrëveshje përfundimtare”.

Postimi i Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky foli për diskutimet e vazhdueshme mbi planin e paqes për Ukrainën.
Sipas presidentit ukrainas, Kievi do të vazhdojë të punojë me partnerët e tij për të gjetur kompromise mbi propozimet e paraqitura nga Shtetet e Bashkuara "për të forcuar, jo për të dobësuar, Ukrainën”.
“Putini dëshiron njohje ligjore të asaj që vodhi... jo vetëm nga Ukraina, ai e dëshiron atë nga e gjithë bota, dhe kjo është shumë e rrezikshme", tha ai.
Autoritetet e Moskës thanë se mbrojtja ajrore ruse rrëzoi një dron ukrainas gjatë rrugës për në qytetin rus, duke detyruar tre aeroporte që shërbejnë në kryeqytet të kufizojnë përkohësisht të gjitha fluturimet hyrëse dhe dalëse.
Kryetari i bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin, tha në një deklaratë se shërbimet e emergjencës po punojnë në vendin e rrëzimit. Kufizimet e fluturimit u futën dhe u hoqën shpejt në aeroportet Domodedovo dhe Zhukovsky, por mbeten në fuqi në Aeroportin Sheremetyevo.

Administrata amerikane mund ta zgjasë me një javë afatin e caktuar më parë, të enjten, 27 nëntor, që Ukraina të bjerë dakord për planin e paqes, raporton The Economist.
"Afati i 27 nëntorit, i vendosur nga Donald Trump për mbështetjen e Ukrainës për planin e paqes, mund të zgjatet me një javë tjetër", vunë në dukje burimet në botim.

Mes bisedimeve për Ukrainën në Gjenevë, Rusia nuk i ka ndalur sulmet. Gjatë natës, 4 persona u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën në Kharkiv. Mes të plagosurve edhe fëmijë.
Dy të tjerë u vranë në qytetin Marhanets, në jugperëndim të Zaporizhzhias, dhe pesë të tjerë u plagosën në Nikopol, pas sulmeve ruse.
Komente











Ukrainasit dhe Ruset jetonin se bashku si vellezer ne kohen e bashkimit Sovjetik por mbas 90,tes perendimoret i futen hundet ne mes dhe filluan te nxisin mos pajtime dhe keshtu filloj me nji qellim ta fusin Ukrainen ne konflikt me Rusine dhe mendonin ta dobesojne Rusine dhe ta shkaterojne federaten Ruse dhe mendonin me ndihmen e tyre dote ndodhe dicka,keshtu Nazistet dhe Cifutet ne Ukraine moren qeverin ne dore dhe trajtonin popullin Rusishfoles si njeres se dores se dyte mijera te vrare ne donbas derisa e detyruan Putinin qe tju ndihmon jo se ai donte lufte por per ti mbrojtur ,kjo nuk ishte as idea dhe as deshira e Ukrainaseve por e perendimit dhe tani thuan na falni neve ju ndihmuam por nuk pati sukses dhe tani duhesh te japish teritoret e pushtuara ,pra kush i beson perendimit doti ndodhi e njejta pse ata ndihmojne vetem nese kan interes ndryshe te lene ne gjysem ruge.
PërgjigjuZeleshi mendonte se do ta mposhte Rusine ne lufte sepse kishte mbeshtetjen me arme , leke dhe gjithcka i nevojitej nga vendet perendimore por harroj gjene kryesore qe nje superfuqi berthamore nuk mund te mposhtet . Tani qe gjerat shkojne keq e me keq per Ukrainen ky kerkon paqe por do te vendosi dhe kushte por harroj qe kushtet i vendos ai qe fiton ne fushen e berejes nese do te shpetoj ate qe i ka ngelur duhet te dirmose se si po shkojne punet do shkrihet si shtet
PërgjigjuE gjithe analiza qendron, vete nese nuk luhet dicka tjeter shume here me e madhe, e denje per fuqite e medha. Qe Ukrahina do te humbte, kjo dihej qe ne diten 1, madje per njerez me liri mendimi, e dinin paraprakisht. Dhe ata duhet te pyesin: perse nje shtet shkon ne lufte edhe pse me 0% per fitore ? Nuk eshte thjesht Ukrahina qe humb, por nje fuqi qe imponon zgjerim toke dhe influence, pas ka njefare kompromis me te tjeret.