Bisedimet për bashkëqeverisje
PDK i ofron Nismës 8 ministri

Bisedimet për bashkëqeverisje<br />PDK i ofron Nismës 8 ministri
PRISHTINE- PDK është vënë në kërkim të partnerëve për bashkëqeverisje e në kërkim të numrave në Kuvend. Zyrtarë të PDK-së dhe të Nismës janë takuar për të biseduar mundësinë e bashkëqeverisjes. Burime brenda takimit kanë thënë për tv "Rrokum", se oferta që i është bërë Nismës së Fatmir Limajt, nga ish-bashkëpartiakët e tij, është hiç më pak se 8 ministri.

Sipas këtij burimi, zyrtarët e PDK-së, u kanë thënë atyre të Nismës, se përveç Ministrisë së Financave, mund të zgjedhin secilën nga ministritë e tjera.

Takimin dhe ofertën e PDK-së, e ka konfirmuar për televizionin "Rrokum" edhe sekretari i Nismës, Fitim Selimi.

Ndonëse Selimi ka hezituar të flasë me shifra për numrin e ministrive të ofruara, tha se në takimet që janë zhvilluar ndërmjet përfaqësuesve kyç të të dyja partive, kanë marrë oferta për koalicion.

Por, sipas Selimit, pavarësisht kësaj oferte që kanë marrë, Nisma ka me vazhduar t'i qëndrojë besnike koalicionit të bllokut opozitar, të nënshkruar me dy partitë e tjera LDK e AAK.

Marrë nga "Indeksonline"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti