Bisedimet për emrin, Zaev-Tsipras në parim pro për Ilindenska Republika Makedonija

Bisedimet për emrin, Zaev-Tsipras në parim pro për Ilindenska Republika Makedonija

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev dhe kryeministri grek, Alexis Tsipras

Gjatë takimit në Sofjes, kryeministri grek Alexis Tsipras dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev kanë zhvilluar një takim dhe kanë diskutuar  për çështjen e emrit një konflikt disavjeçar midis dy shteteve.  Deklarata ende nuk bëhet publike por përflitet se kanë një zgjidhje të pranueshme për të dy vendet, raporton gazeta Koha.

“Kemi diskutuar një zgjidhje ‘specifike’ për mosmarrëveshjen e emrit, që do të ishte e pranueshme për të dyja palët, por duhet të zhvillojmë bisedime më të thella në vendet tona respektive”,deklaroi kryeministri Zaev.

“Besoj se kemi përshkuar pjesën më të madhe të distancës, por kemi ende për të përshkuar. Nuk jemi ende në pozicionin për të folur mbi një marrëveshje”, deklaroi kryeministri Tsipras.

Emri i ri i shtetit Maqedonas duhet që të zyrtarizohet për të marrë dritën jeshile nga opozitat e të dyjave vendeve.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja