Foto: Zv/presidenti amerikan JD Vance dhe kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif
Kanë nisur në resortin Burgenstock pranë Lucernës bisedimet e para të lidhura me negociatat për Iranin. Delegacioni amerikan i kryesuar nga zv.presidenti JD Vance, së bashku me të dërguarit specialë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, ka pritur ndërmjetësit pakistanezë të drejtuar nga kryeministri Shehbaz Sharif dhe shefi i ushtrisë, feldmarshalli Asim Munir.
Sipas grupit të gazetarëve që shoqëron Vance, palët janë përshëndetur me shtrëngim duarsh, janë përqafuar dhe kanë falënderuar njëri-tjetrin përpara nisjes së takimit.
Lajmi kryesor:
Nisin në Zvicër bisedimet për Iranin, Vance: Kemi bërë progres, hapim një faqe të re! Trump paralajmëron Teheranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet






