Nuk ka plane për një takim “në të ardhmen e afërt” midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin — ka deklaruar një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, vetëm disa ditë pasi Trump kishte propozuar një tjetër samit me homologun e tij rus. Lajmin e ka raportuar Reuters në faqen e saj.
Po ashtu, takimi midis Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, është pezulluar përkohësisht, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN. Nuk dihet arsyeja, por një burim tha se Rubio dhe Lavrov kanë pritshmëri të ndryshme në lidhje me përfundimin e konfliktit në Ukrainë.
Shtyrja e takimit vjen një ditë pas bisedës telefonike mes dy zyrtarëve si pjesë e përgatitjeve për takimin e pritshëm mes Donald Trump dhe Vladimir Putin që do të mbahet në Budapest të Hungarisë.
Ndërkohë ideja e Trump se Ukraina duhet të heqë dorë nga i gjithë rajoni i Donbasit, ka shqetësuar liderët evropianë. Në një deklaratë të përbashkët të shpërndarë këtë të mërkurë, ata thonë se mbështesin përpjekjet e Presidentit amerikan për paqe, por shprehen kundër prekjes së territoreve ukrainase.
"Ne mbetemi të përkushtuar ndaj parimit se kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë. Taktikat penguese të Rusisë kanë treguar vazhdimisht se Ukraina është pala e vetme që është seriozisht e interesuar për paqen. Të gjithë e shohim që Putini vazhdon të zgjedhë dhunën dhe shkatërrimin."
Lavrov u shpreh kundër një armepushimi të menjëhershëm duke thënë se nuk do adresonte rrënjët e konfliktit.
"Një ndërprerje e menjëhershme e luftimeve do të ishte gjithashtu kundër marrëveshjeve të arritura gjatë negociatave të gjata midis Vladimir Putin dhe Donald Trump në samitin e gushtit në Alaska", shtoi Lavrov.
Takimi mes dy udhëheqësve amerikanë dhe rus pritet të vijë dy muaj pas atij të mbajtur në Anchorage të Alaskës. Ky takim, i cili zgjati gati tre orë, përfundoi pa një marrëveshje, ndërsa të dy përshëndetën përparimin. Që atëherë, Trump u ka bërë thirrje Kievit dhe Moskës që të ndalojnë menjëherë luftën.
Të premten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte në Shtëpinë e Bardhë duke kërkuar mbështetjen e SHBA dhe dhënien e raketave Tomahawk. Ai ka shprehur gatishmërinë që të jetë pjesë e takimit me Trump dhe Putin në Budapest.

Nuk ka plane për një takim “në të ardhmen e afërt” midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin — ka deklaruar një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, vetëm disa ditë pasi Trump kishte propozuar një tjetër samit me homologun e tij rus. Lajmin e ka raportuar Reuters në faqen e saj.
I njëjti zyrtar shtoi se as sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe as ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, nuk kanë në plan të takohen personalisht, duke e përshkruar telefonatën e tyre të së hënës si “produktive”.
Tani që dërgimi i raketave Tomahawk në Kiev duket shumë më pak i mundshëm, Moska e ka ndjerë lehtësimin e presionit dhe ka filluar të pengojë sërish negociatat që po zhvillohen me SHBA-në. Kështu deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pas zhvillimeve të fundit.
"Vetëm disa javë më parë, Putin ndjeu presion të vërtetë dhe kërcënimin e Tomahawk-ëve, dhe menjëherë tregoi gatishmërinë e tij për t'u rikthyer në diplomaci dhe sapo presioni u lehtësua pak, rusët filluan të përpiqeshin të prishnin diplomacinë dhe të shtynin dialogun", tha ai.
Më herët, u raportua se takimi mes Marco Rubios dhe Sergey Lavrov ishte pezulluar përkohësisht.

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha se Rusia është kundër një armëpushimi të menjëhershëm në Ukrainë sepse kjo do të thoshte "harrim i shkaqeve rrënjësore të këtij konflikti".
"Një ndërprerje e menjëhershme e luftimeve do të ishte gjithashtu kundër marrëveshjeve të arritura gjatë negociatave të gjata midis Vladimir Putin dhe Donald Trump në samitin e gushtit në Alaska", shtoi Lavrov.
Presidenti amerikan kishte bërë thirrje për një ngrirje të konfliktit në vijën aktuale të frontit, për të cilën presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit evropianë, shprehën mbështetjen e tyre sot.

Polonia nuk e përjashton mundësinë e një urdhër-arresti për Presidentin rus Vladimir Putin gjatë një fluturimi të mundshëm mbi vend, në rrugën e tij drejt Hungarisë, ku ai është planifikuar të udhëtojë për një samit të ri me Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski e deklaroi këtë në një intervistë me Polskie Radio 24.
"Nuk mund të garantoj që një gjykatë e pavarur polake nuk do të lëshojë një urdhër-arresti me qëllim dorëzimin e të dyshuarit në Gjykatën e Hagës", vazhdoi ai. Varshava, bëri të qartë ai, "nuk e përjashton një arrestim" dhe mund ta detyrojë aeroplanin të ulet pas urdhër-arresti të lëshuar nga ICTY.
"Unë besoj se pala ruse është në dijeni të kësaj, dhe për këtë arsye, nëse ky takim më në fund zhvillohet, shpresojmë që aeroplani të ndjekë një itinerar tjetër", tha Sikorski, duke iu referuar një itinerari që duhet të shmangë fluturimin mbi Ukrainë me çdo kusht, por që do të duhet të kalojë hapësirën ajrore të një shteti anëtar të Bashkimit Evropian.
Sikjorski diskutoi mundësinë e fluturimit mbi Turqinë, Malin e Zi dhe Serbinë dhe shprehu kritika të përtërira ndaj Hungarisë:
"Fakti që një vend i BE-së do të ftonte presidentin rus nuk është vetëm një katastrofë, por gjithashtu tregon pozicionin e vendit jo si pjesë e Perëndimit, por si një pikë e mesme midis Perëndimit dhe Rusisë", u ankua ai.
Liderët e BE shpërndanë mëngjesin e kësaj të marte një deklaratë të përbashkët sa i takon përpjekjeve për paqen në Ukrainë dhe në një kohë që SHBA dhe Rusia mund të zhvillojnë takime të nivelit të lartë që do të kulmojnë me atë Trump-Putin. Më poshtë teskti i deklaratës i cili mban qëndrimin e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Kryeministrit britanik Keir Starmer, Kancelarit gjerman Friedrich Merz, Presidentit francez Emmanuel Macron, Kryeministres italiane Giorgia Meloni, Kryeministrit polak Donald Tusk, Presidentjes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Presidenti të Këshillit Europian Antonio Costa, Kryeministrit norvegjez Jonas Gahr Støre, Presidentit finlandez Alexander Stubb dhe Kryeministres daneze Mette Frederiksen.
Deklarata
Të gjithë jemi të bashkuar në dëshirën tonë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, që populli i Ukrainës e meriton. Ne mbështesim fuqishëm qëndrimin e Presidentit Trump se luftimet duhet të ndalen menjëherë dhe se vijat aktuale të kontaktit duhet të jenë pika fillestare për negociatat. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj parimit se kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë. Taktikat penguese të Rusisë kanë treguar vazhdimisht se Ukraina është pala e vetme që është seriozisht e interesuar për paqen. Të gjithë e shohim që Putini vazhdon të zgjedhë dhunën dhe shkatërrimin.
Prandaj, është e qartë për ne se Ukraina duhet të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm – para, gjatë dhe pas çdo armëpushimi. Duhet të rrisim presionin ndaj ekonomisë së Rusisë dhe industrisë së saj të mbrojtjes, derisa Putini të jetë i gatshëm të bëjë paqe. Jemi duke marrë masa për të përdorur vlerën e plotë të aseteve sovrane të ngrira të Rusisë, në mënyrë që Ukraina të ketë burimet që i duhen.
We're united, more than ever, for a just and lasting peace for Ukraine.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 21, 2025
We support @POTUS efforts to this end.
Ukraine must be in the strongest position before, during and after any ceasefire.
This will be front and center in our EUCO and Coalition of the Ëilling meetings.

Moska ka hedhur akuza ndaj BE-së dhe NATO se po përpiqen që të sabotojnë takimin me Donald Trump dhe Vladimir Putinit që pritet të mbahet në Budapest të Hungarisë.
"Vendet që përbëjnë BE-në dhe NATO-n po punojnë për të penguar gjithçka. Nuk ka çështje që nuk i intereson, përveçse si ta dëmtojnë Rusinë, të minojnë pozicionet tona dhe ta bëjnë më të vështirë për ne zgjidhjen e problemeve me të cilat përballemi.
Ky është objektivi i vetëm i të gjithë politikës së BE-së. Ata janë forca më shkatërruese në skenën ndërkombëtare. Prandaj, nuk është për t'u habitur që ata angazhohen në të gjitha llojet e sabotimeve. Ne jemi të gatshëm për këtë dhe dimë si ta kundërshtojmë atë", tha zëvendësministri i Jashtëm rus Sergey Ryabkov kur u pyet nga TASS në lidhje me rrezikun e anulimit të takimit Trump-Putin.
Komente












Te gjith keta thuan cka ju pelqen nuk duan ndryshime te kufijve ,por pse nuk cohet dikush nga Evropa dhe ti thote Zelenskit qe tja kthej Polonis teritorin e saj dhe te tjereve qe i ka komfiskuar .
Përgjigju