Liderët e BE shpërndanë mëngjesin e kësaj të marte një deklaratë të përbashkët sa i takon përpjekjeve për paqen në Ukrainë dhe në një kohë që SHBA dhe Rusia mund të zhvillojnë takime të nivelit të lartë që do të kulmojnë me atë Trump-Putin. Më poshtë teskti i deklaratës i cili mban qëndrimin e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Kryeministrit britanik Keir Starmer, Kancelarit gjerman Friedrich Merz, Presidentit francez Emmanuel Macron, Kryeministres italiane Giorgia Meloni, Kryeministrit polak Donald Tusk, Presidentjes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Presidenti të Këshillit Europian Antonio Costa, Kryeministrit norvegjez Jonas Gahr Støre, Presidentit finlandez Alexander Stubb dhe Kryeministres daneze Mette Frederiksen.
Deklarata
Të gjithë jemi të bashkuar në dëshirën tonë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, që populli i Ukrainës e meriton. Ne mbështesim fuqishëm qëndrimin e Presidentit Trump se luftimet duhet të ndalen menjëherë dhe se vijat aktuale të kontaktit duhet të jenë pika fillestare për negociatat. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj parimit se kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë. Taktikat penguese të Rusisë kanë treguar vazhdimisht se Ukraina është pala e vetme që është seriozisht e interesuar për paqen. Të gjithë e shohim që Putini vazhdon të zgjedhë dhunën dhe shkatërrimin.
Prandaj, është e qartë për ne se Ukraina duhet të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm – para, gjatë dhe pas çdo armëpushimi. Duhet të rrisim presionin ndaj ekonomisë së Rusisë dhe industrisë së saj të mbrojtjes, derisa Putini të jetë i gatshëm të bëjë paqe. Jemi duke marrë masa për të përdorur vlerën e plotë të aseteve sovrane të ngrira të Rusisë, në mënyrë që Ukraina të ketë burimet që i duhen.
We're united, more than ever, for a just and lasting peace for Ukraine.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 21, 2025
We support @POTUS efforts to this end.
Ukraine must be in the strongest position before, during and after any ceasefire.
This will be front and center in our EUCO and Coalition of the Ëilling meetings.
Lajmi kryesor:
Ukraina/ Shtëpia e Bardhë: Asnjë takim Trump–Putin në të ardhmen e afërt! Përjashtohet edhe një takim ballë për ballë mes Rubio dhe Lavrov











