Bisedimet Putin-Erdogan, Putin:
sirianët të kthehen në shtëpitë e tyre

Bisedimet Putin-Erdogan, Putin:<br />sirianët të kthehen në shtëpitë e tyre
Krijimi i zonave përshkallëzuese në Siri ka hapur rrugën për përfundimin e luftës civile në këtë vend, tha presidenti rus Vladimir Putin pas bisedimeve me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan, të enjten mbrëma.

"Kushtet e domosdoshme janë krijuar de-facto për t'i dhënë fund luftës vëllavrasëse, për eliminimin total të terroristëve dhe kthimin e sirianëve në jetë paqësore, në shtëpitë e tyre", tha Putin.

Ai tha se gjatë takimit me Erdogan, të dyja palët konfirmuan gatishmërinë e tyre për të vazhduar të punojnë në zonat e përshakllëzimit.

"Përcaktimi u konfirmua për të ndjekur marrëveshjet përfundimtare për krijimin e katër zonave të përshkallëzimit, më i madhi në provincën Idlib, të arritur gjatë takimit të gjashtë ndërkombëtar për Sirinë në Astana në mes të shtatorit", tha kreu rus, duke shtuar se iniciativa për zhvendosje u shpall fillimisht gjatë takimit të tij me Erdogan në Soçi në maj.

"Duhet të pranojmë se puna për ta vënë këtë ide në praktikë ishte shumë e vështirë si për palët e konfliktit ashtu edhe për shtetet që garantojnë procesin e rakordimit midis Astanas - Rusisë, Turqisë dhe Iranit", tha Putin.

"Pavarësisht nga të gjitha vështirësitë, kemi arritur të arrijmë një rezultat pozitiv," vazhdoi ai. "Unë i shoh ato marrëveshje si arritje tonë të përbashkët dhe veçanërisht të rëndësishme, një arritje në të cilën miku ynë Erdogan ka luajtur një rol të rëndësishëm, sepse ai ishte një nga ata që inicioi këtë proces".

Sipas Putinit, marrëveshjet mbi zonat e përzhkallëzimit luajtën një rol të rëndësishëm "jo vetëm për popullin sirian, jo vetëm për rajonin, por edhe për të gjithë botën".

"Ne krijojmë kushte për kthimin e refugjatëve në shtëpitë e tyre, gjë që është me rëndësi të madhe për të rritur procesin e kërkimit të një zgjidhjeje afatgjatë politike në Gjenevë nën kujdesin e OKB-së," tha ai.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore