Biskota, llokume të skaduara/ Gjobiten restoranti në Kavajë dhe dyqani i akulloreve në Tiranë

Biskota, llokume të skaduara/ Gjobiten restoranti në Kavajë dhe dyqani i akulloreve në Tiranë

Dy biznese, njëra bar-restorant dhe një tjetër që prodhonte akullore janë gjobitur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) pasi kanë kryer shkelje të ndryshme. Mësohet se “La Nocciola” në kryeqytet nuk dispononte dispononte licencën përkatese në fushën e ushqimit, për ushtrimin e aktivitetit “prodhim i akullores”. Ajo është gjobitur me 2,000,000 lekë.

Ndërkohë në bar-restoranti në Golem të Kavajës, gjatë kontrollit të ushtruar nga AKU-ja u konstatuan Biskota, llokume, crackers të skaduara si dhe gjizë, mish, vezë pa dokumentin shoqërues.

“Gjatë kontrollit të dokumentacionit rezultoi se subjekti nuk dispononte planin e vetёkontrollit (HACCP), mungonin faturat e blerjes sё produkteve që tregtonte, mungonin certifikatat veterinare apo raport analizat pёrkatёse për produktet me origjine shtazore (vezё, gjizё dhe mish)”, njofton AKU-ja.

Ndaj këtij restoranti janë vendosur 4 gjoba; 300,000 lekë për hedhjen në treg të ushqimeve të pasigurta;100,000 lekë për mungesë të planit të vetkontrolli (HACCP); 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë; 50,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin. Gjithashtu është bërë edhe bllokimi i produkteve që përbënin një rrezik të lartë për konsumatorët.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK