‘Bisolvon’ shitet me çmime të ndryshme në farmaci, sqarimi i Agjencisë së Barnave: Shkak stoku! Ilaçi i kollit është shtrenjtuar prej 2022

‘Bisolvon’ shitet me çmime të ndryshme në farmaci, sqarimi i Agjencisë së Barnave: Shkak stoku! Ilaçi i kollit është shtrenjtuar prej 2022

1710172705_ilace.jpg

Agjencia Kombëtare e Barnave ka bërë një reagim sqarues mbi çmimin e ilaçit Bisolvon i cili përdoret për të trajtuar gjendjet si një ftohje e zakonshme. Në reagim thuhet se Bisolvon ka pësuar rritje të çmimit nga viti 2022, i cili ka qenë 1.7 euro/njësi. Çmimi i importit të ilaçit për vitin 2023 i miratuar nga Komisioni i Çmimeve të Barnave (KÇB) siç njofton Agjencia e Barnave është 4.4 euro/njësi.

“Bari me serine 2398, datë prodhimi 02/22 dhe skadence 01/25, ka patur disa importe gjatë vitit 2022-2023”, thuhet ndër të tjera në sqarim.

Ndërkaq theksohet se diferenca në çmim e të njëjtit ilaç në farmaci të ndryshme lidhet me stokun që kanë subjektet farmaceutike.

Njoftimi i plotë:

Në bazë të kërkesës suaj te dërguar ne rrugë elektronike, për sa i përket çmimit te barit te pajisur me Autorizim Tregtimi “BISOLVON 8mg – tablet, Box x 20” ju bëjmë me dije se: Bazuar ne ligjin nr. 105/2014 “ Për Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik” neni 3, pika 23 ku citohet se: “Çmim CIF i importit” është çmimi (“Cost, Insurance, Freight”- kosto, sigurim, shpenzim transporti), i përcaktuar për barin nga prodhuesi ose mbajtësi i autorizimit për tregtim deri në pikën doganore hyrëse në Republikën e Shqipërisë.”, neni 37 pika 1 i cili citon “Çmimi i barnave në treg është i kontrolluar dhe bazohet mbi çmimet CIF të importit, të deklaruara nga kompanitë mbajtëse të autorizimit të tregtimit dhe mbi bazën e çmimeve të prodhimit për barnat e prodhuara në vend, të deklaruara nga prodhuesi vendas”, Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore lëshon Autorizimet e Importit kundrejt kërkesës së subjekteve të autorizuar për import, në përputhje me çmimin e importit (CIF) të miratuar nga Komisioni i Çmimeve të Barnave (KÇB) në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në zbatim te VKM-se nr. 645, date 01.10.20214.

Ju bëjmë me dije se bari“BISOLVON 8mg – tablet, Box x 20” ka pësuar rritje të çmimit CIF nga viti 2022, i cili ka qenë 1.7 euro/njësi. Çmimi i importit te barit ( CIF) për vitin 2023 i miratuar nga Komisioni i Çmimeve të Barnave (KÇB) është 4.4 euro/njësi. Bari me serine 2398, datë prodhimi 02/22 dhe skadence 01/25, ka patur disa importe gjatë vitit 2022-2023. Diferenca në çmim e të njëjtit bar, e konstatuar nga ana juaj,  lidhet me gjendjen (stokun) e barnave që kanë subjektet farmaceutike të rrjetit të hapur.


Lajmi kryesor:

Ilaçi për kollën ‘Bisolvon’ shitet trefish më shtrejntë! Sqarimi i Agjencisë së Barnave: Çmimi është rritur, diferenca mes farmacive prej stokut


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Sekuestrohen 25 mln euro kriptovalutë! Anëtari i bandës së ‘Çopjave’ u pastronte paratë e drogës

Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Sekuestrohen 25 mln euro kriptovalutë! Anëtari i bandës së ‘Çopjave’ u pastronte paratë e drogës