Ilaçi për kollën ‘Bisolvon’ shitet trefish më shtrejntë! Sqarimi i Agjencisë së Barnave: Çmimi është rritur, diferenca mes farmacive prej stokut

Bisolvon, ilaç i cili përdoret për të trajtuar gjendjet si një ftohje e zakonshme, infeksione të rrugëve të frymëmarrjes ose grip që shoqërohen me prodhim të shtuar të sekrecioneve po tregtohet me çmime të ndryshme në farmaci të ndryshme. Në disa raste ilaçi që ndihmon në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes po shitet edhe me diferenca të mëdha në çmim, deri në trefish.

Ky ilaç me nga 20 tableta, siç shihet edhe në këto fotove, kutia e parë kushton 286 lekë të reja, ndërsa në kutinë e dytë çmimi trefishohet duke arritur shifrën 713 lekë të reja.

Report Tv u interesua edhe pranë disa farmacive për çmimin e këtij medikamenti, dhe ata pohojnë se aktualisht ky ilaç është 713 lekë të reja, diferencë mjaft e madhe me atë që shitej më parë.

Ndërsa Urdhri i farmacistëve në vend, thotë se çdo vit për ilaçet deklarohen çmime të reja nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, e cila vendos edhe pullat me çmimet përkatëse.

Urdhri i farmacistit thotë se diferenca e çmimeve nga një farmaci në tjetrën mund të ketë lidhje me stokun e ilaçeve. Të njëjtin sqarim dha edhe Agjencia Kombëtare e Barnave e cila nënvizon se Bisolvon ka pësuar rritje të çmimit nga viti 2022. Pra, farmacia që e ka më lirë çmimin, 286 lekë, mundet që ta ketë pasur gjendje ilaçin dhe farmacia tjetër e ka marr rishtazi dhe me çmim të ri më të rritur Bisolvon.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:39
‘Bisolvon’ shitet me çmime të ndryshme në farmaci, sqarimi i Agjencisë së Barnave: Shkak stoku! Ilaçi i kollit është shtrenjtuar prej 2022

1710172705_ilace.jpg

Agjencia Kombëtare e Barnave ka bërë një reagim sqarues mbi çmimin e ilaçit Bisolvon i cili përdoret për të trajtuar gjendjet si një ftohje e zakonshme. Në reagim thuhet se Bisolvon ka pësuar rritje të çmimit nga viti 2022, i cili ka qenë 1.7 euro/njësi. Çmimi i importit të ilaçit për vitin 2023 i miratuar nga Komisioni i Çmimeve të Barnave (KÇB) siç njofton Agjencia e Barnave është 4.4 euro/njësi.

“Bari me serine 2398, datë prodhimi 02/22 dhe skadence 01/25, ka patur disa importe gjatë vitit 2022-2023”, thuhet ndër të tjera në sqarim.

Ndërkaq theksohet se diferenca në çmim e të njëjtit ilaç në farmaci të ndryshme lidhet me stokun që kanë subjektet farmaceutike.

Njoftimi i plotë:

Në bazë të kërkesës suaj te dërguar ne rrugë elektronike, për sa i përket çmimit te barit te pajisur me Autorizim Tregtimi “BISOLVON 8mg – tablet, Box x 20” ju bëjmë me dije se: Bazuar ne ligjin nr. 105/2014 “ Për Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik” neni 3, pika 23 ku citohet se: “Çmim CIF i importit” është çmimi (“Cost, Insurance, Freight”- kosto, sigurim, shpenzim transporti), i përcaktuar për barin nga prodhuesi ose mbajtësi i autorizimit për tregtim deri në pikën doganore hyrëse në Republikën e Shqipërisë.”, neni 37 pika 1 i cili citon “Çmimi i barnave në treg është i kontrolluar dhe bazohet mbi çmimet CIF të importit, të deklaruara nga kompanitë mbajtëse të autorizimit të tregtimit dhe mbi bazën e çmimeve të prodhimit për barnat e prodhuara në vend, të deklaruara nga prodhuesi vendas”, Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore lëshon Autorizimet e Importit kundrejt kërkesës së subjekteve të autorizuar për import, në përputhje me çmimin e importit (CIF) të miratuar nga Komisioni i Çmimeve të Barnave (KÇB) në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në zbatim te VKM-se nr. 645, date 01.10.20214.

Ju bëjmë me dije se bari“BISOLVON 8mg – tablet, Box x 20” ka pësuar rritje të çmimit CIF nga viti 2022, i cili ka qenë 1.7 euro/njësi. Çmimi i importit te barit ( CIF) për vitin 2023 i miratuar nga Komisioni i Çmimeve të Barnave (KÇB) është 4.4 euro/njësi. Bari me serine 2398, datë prodhimi 02/22 dhe skadence 01/25, ka patur disa importe gjatë vitit 2022-2023. Diferenca në çmim e të njëjtit bar, e konstatuar nga ana juaj,  lidhet me gjendjen (stokun) e barnave që kanë subjektet farmaceutike të rrjetit të hapur.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Miratohet me 73 vota pro ligjin për anulimin e gjobave, për periudhën 1 janar 2015 - 30 nëntor 2024

Miratohet me 73 vota pro ligjin për anulimin e gjobave, për periudhën 1 janar 2015 - 30 nëntor 2024