Në deklaratën e tij para mediave zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit u shpreh se: “Shkuam me zv/drejtorin Qato si për të kaluar një fundjavë, pa paralajmërim. Takuam njerëz në rrugë, na pritën shumë mirë. Pimë një kafe në qendër të fshatit. Duhet të çoni grupe vetë aty të konstatoni si është gjendja. Unë gjykoj që gjendja është normale, ne nuk shikojmë sipërfaqe të kultivuara. Nuk kemi parë plantacione me kanabis”.
Për të hedhur dritë mbi këtë deklaratë kamera e televizionit “A1 Report” udhëtoi drejt Lazaratit dhe mundi të sigurojë këtë panoramë fotografike në plantacionet me drogë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)