GJIROKASTËR- Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Sokol Bizhga ka bërë të ditur sot në Lazarat se në trafikimin e lëndëve narkotike janë implikuar edhe punonjës policie.
Këtë deklaratë Bizhga e ka bërë gjatë një takimi me kreun e Komunës së Lazaratit Dasho Aliko mesditën e sotme.
Sipas Bizhgës, “Policët do të identifikohen dhe dënohen”. Gjithashtu zv/drejtori i Përgjithshëm, u ka bërë thirrje vendasve që mos t’ua japin me qera tokat të huajve për të mbjellë marijuanë.
Nga ana tjetër, kreu i komunës së Lazaratit, Dasho Aliko, pas një javë nga ndalimi nga ana Ambasadës Amerikane që shtetasit e saj të shkojnë në Lazarat, i bënë thirrje përfaqësuesve amerikanë të vizitojnë Lazaratin.
Edhe Aliko i është bashkuar thirrjes së zv/drejtorit që vendasit të mos merren me veprimatrinë e mbjelljes së lëndëve narkotike.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

SHBA: Mos shkoni në Lazarat s'ka kontroll të policisë në fshat