‘Biznes i suksseshëm i PPP-ve’: Inceneratorët po detyrojnë bizneset e ndershme të ulin qepenat! Ekonomia po vret shqiptarët

‘Biznes i suksseshëm i PPP-ve’: Inceneratorët po detyrojnë bizneset e ndershme të ulin qepenat! Ekonomia po vret shqiptarët

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se kompania e inceneratorëve dhe ato të koncensioneve të shëndetësisë kanë pasur fitime konkretisht 30% dhe 20% për vitin 2021. Këtë akuzë, Tabaku e mbështet duke e ilustruar me bizneset të cilat sipas saj kanë mbyllur masivisht qepenat sepse nuk kanë mundësi për mbijetesë. Kjo vjen pasi 3 persona të cilët janë në kërkim janë pronarë të kompanive të inceneratorëve.  

‘Biznesi i suksesshëm i PPP-ve.

Kompania e inceneratorëve që është në pronësi të zyrtarisht 3 personave nën kërkim dhe jo zyrtarisht të shumë funksionarëve publikë e shtetërorë ka pasur një fitim prej 30% (22 mln euro).

Kompanitë e koncesioneve të shëndetësisë kanë pasur një fitim prej gati 20% për vitin 2021 ndërkohë që shqiptarët paguajnë gjithnjë e më shumë nga xhepi për spitalet dhe mjekimin e tyre.

Të dy këto koncesione, pa iu futur shifrave të koncesioneve dhe PPP-ve të tjera, janë një dëshmi se kush është biznesi më fitimprurës në kohë krize; pazari me taksat e shqiptarëve përmes qeverisë.

Sot bizneset e ndershme janë duke mbyllur masivisht qepenat, sot nuk ka mundesi për asnjë mbijetesë në treg ndërkohë që qeveria krijon monopole me kontrata koncesionare dhe kjo siguron fitime për biznese të lidhura me të!

Sot kompanite e karburanteve vendosin vetë çmimin me të cilin shesin naftën më të shtrenjtë në rajon, kompanitë e produkteve ushqimore ulur këmbëkryq me qeverinë vendosin vetë çmimet e tyre dhe gëzojmë të ardhurat shtesë!

Kjo tregon shumë mirë se çfarë ekonomie ne kemi; nuk kemi një ekonomi tregu por një ekonomi oligarkike të lidhur ngushtë me qeverinë (klubi oligarkisë).

Nëse kjo do qe një qeveri e majtë, së paku do t’i taksonte të ardhurat shtesë. Në të kundërt kjo qeveri i ka garantuar koncesionarit të inceneratorëve një kontratë të majmë monopoli për dherat e ndërtimeve (siç edhe u vërtetua në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve).

Një ekonomi që vret shqiptarët e mbi të gjitha shtresën e mesme!’- shkroi Tabaku.

Opozita prej kohësh ka ngritur një sërë akuzash drejtuar qeverisë për çështjen e inceneratorëve, duke pretenduar se kjo është skemë korruptimve e qeverisë. SPAK falë hetimeve për inceneratorët ka arrestuar ish-ministrin Lefter Koka dhe ish Deputetin Alqi Bllako, të cilët dyshohet se kanë kryer vepra penale sa i takon inceneratorit të Elbasanit dhe atij në Fier.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DERDIMEN KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 28/09/2022 17:27

    Balona Tabake ka mar vrull i është kput filli e po flytyron pa bisht. E kjo derdimene po na tregon pralla me nastradin. Kjo i mendon bizneset e vogla si babai vet që nga brek grisur i kriminelit Enver na u bë miljoner me euro. Po babai ksaj pati sukses se vodhi sëbashku me të bijēn Jorida Balona Tabake kur ishte në bashki zëvëndëse e Lyl dylit që flinte gjum e kjo vidhte. Po biznesmenët e vegjël svjedhin dot o balona tabake. Prandaj dhe falimentojn. Se në koh krize të vegjlit falimentojn të mëdhejt mbijetoin. Ktë gjë e din dhe analfabetët por vetëm ti se ditke ktë gjë moj kryehajdutja e partis wc pd.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi