Bizneset e Doshit në qeverisjen e
Metës dhe pularia me Dritan Priftin

Bizneset e Doshit në qeverisjen e<br />Metës dhe pularia me Dritan Priftin
Deputeti Tom Doshi prej vitit 2001 kohë në të cilën Shqipëria qeverisej nga kryeministri Ilir Meta do të hynte në elitën e biznesmenëve shqiptarë duke u bërë aksioner në dy biznese të rëndësishme si “Profarma” kompania e prodhimit të ilaçeve dhe një stabiliment të përpunimit të qumshtit “Ajka”.

Me kapitalin e tij dhe aksionet në këtë dy kompani Doshi do të futej pas kthimit nga Australia ku kishte emigruar prej vitesh. Pas vitit 2001 biznemsmeni shkodran Tom Doshi do të niste dhe karrierën e tij politike, por sërish nuk do të shkpëutej nga biznesi.

Kur drejtimi politik i Shqipërisë kishte ndryshuar dhe kryeministër ishte Sali Berisha, Doshi do të shiste aksionet e tij të fabrikës farmaceutike “Profarma” tek disa investitorë gjermanë, por në 2014 ata do të terhiqeshin dhe aksioner do të ishte sërish Tom Doshi, i cili prej vitesh është nurmi një i “Profarmës”.

Më 10 prill 2014 deputeti i qarkut të shkodrës Tom Doshi së bashku me ish-ministrin Dritan Prifti u bënë ortak në biznes duke krijuar pularinë “Beata” me seli në Koplik të Shkodrës, kompani e cila sipas Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve është me status aktiv.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron