Bizneset më shpesh në dyert e bankave, morën 564 mln euro kredi më shumë se vjet! 1/3 e huasë shkoi tek tregtia me shumicë e pakicë, bujqësia në vendnumëro

Bizneset shqiptare janë drejtuar më shpesh në dyert e bankave për të marrë kredi që prej nisjes së vitit deri në fund të muajit tetor. Shifrat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë që kredia e dhënë për bizneset përgjatë dhjetë muajve ishte 218.8 miliardë lekë, nga 162.3 miliardë lekë që ishte vjet, me rritje prej 56.4 miliardë lekë (564 mln euro).

Më shumë se një të tretën e kredisë e ka marrë sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë, riparim i automjeteve me 75.5 miliardë lekë, me rritje prej 13.9 miliardë lekë krahasuar me vjet.

Në vend të dytë është sektori i ndërtimit, ku kredia e marrë gjatë këtij viti ishte në vlerën 39.5 miliardë lekë më rritje prej mbi 9.2 miliardë lekë. ndërtimi është një nga fushat që ka marrë hov të madh në vitet e fundit, dhe bumi i ndërtimeve është i dukshëm në të gjithë anët e vendit kryesisht në Tiranë.

Në rritje është kredia e dhënë edhe për industrinë përpunuese me 3.2 miliardë lekë, pasi në këto dhjetë muaj këto biznese kanë marrë 21.6 miliardë lekë hua pranë bankave. Si rezultat i rënies së valutave disa biznese të këtij sektori janë gjendur në vështirësi financiare dhe për këtë arsye i janë drejtuar bankave për financim.

Në vend të katërt në renditje është sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor, me vlerë kredie 10.6 miliardë lekë nga 7.4 miliardë lekë që ishte vlera vjet. Ky sektor po njeh zhvillim të fortë vitet e fundit si rezultat i bumit turistik, që ka shtuar kërkesën për më shumë investime në akomodim.

Më pas 5-shja mbyllet me industrinë e pasurive të paluajtshme, që janë në rënie sa i takon kreditimit në raport me vjet prej 1.9 miliardë lekë. Sipas Bankës së Shqipërisë ky sektor gjatë këtij viti ka marrë vetëm 6 miliardë lekë kredi. Ky ngadalësim kredie në këtë sektor ka ardhur edhe si rezultati i shtrëngimit të kushteve nga bankat pasi Banka Qendrore u ka kërkuar që të jenë të kujdesshme në ekspozimin ndaj këtij sektori.

Edhe përgjatë këtij viti vihet re kreditimi ‘anemik’ i sektorit të bujqësisë. Referuar të dhënave sektori më i rëndësishëm në ekonomi me mijëra të punësuar, ka marrë vetëm 1.1% të totalit të kredisë së dhënë nga janari në tetor 2024. Në total bujqësia ka përfituar këtë vit vetëm 2.3 miliardë lekë kredi, nga 2.1 miliardë lekë që ishte vlera vjet.

E.Gj/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Përplasi policin gjatë detyrës në Tiranë, 21-vjeçari lihet në detyrim paraqitjeje: Më doli papritur para, nuk e pashë

Përplasi policin gjatë detyrës në Tiranë, 21-vjeçari lihet në detyrim paraqitjeje: Më doli papritur para, nuk e pashë