Bizneset në Fier dhe Korçë ulin qepenat në shenjë proteste për taksat

Vendosja e TVSH për biznesin e vogël me xhiro vjetore mbi 2 mln lekë ka nxjerrë në protestë tregtarët e pazarit të Korçës dhe të Fierit. Tregtarët kanë vendosur që të pezullojnë aktivitetin prej orës 10 të mëngjesit të sotëm në shenjë proteste, protestë e cila do të vijojë deri në orën 12.
Jane rreth 100 biznese të pedonales në qendër të Fierit që kanë ulur qepenat në shenjë proteste për taksat e lart.
Tregtarët kanë kërkuar rishikimin e vlerës së TVSH pasi pretendojnë se është e papërballueshme dhe po i çon drejt falimentit duke kërkuar kështu përgjysmim të vlerës së TVSH. Nga ana tjetër vetë tregëtarët kanë bërë me dije se të paktën TVSH për produktet e shportës të shkojë 6% pasi edhe fuqis blerese është e ulët. Ata janë të vendosur se do të vijojnë me protesta të tilla derisa të arrijnë në reagimin e qeverisë.


(Momente nga protesta e tregtarëve në Fier dhe Korçë)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë