Pensionistët po vijojnë punën edhe pas plotësimit të moshës, për shkak të mungesës së punëtorëve në disa sektorë të ekonomisë së vendit. Report Tv sjell historinë e një 68-vjeçari i cili vijon të punojë edhe pse ka kaluar 3 vite nga dalja në pension.
Llazar Kovaçi, 68 vjeç, ka tri vite që ka dalë në pension, por vijon të punojë si instruktor praktike në autoshkollë.
Ligji e lejon deri në moshën 70 vjeçare, por ajo që e shtyu që të punonte, ishte mungesa e punëtoreve.
“Problemi është se ne nuk gjejmë dhe fuqi punëtore dhe instruktor për momentin prandaj jemi të detyruar ta mbajmë gjallë ne edhe në këtë moshë që jemi. Është shumë vështirë të gjesh punonjës sot”, tha Llazari.
Ai thotë se ky ngërç për të pasur specialist të rinj në këtë sektor, ka ardhur si pasojë e pagave tepër të ulëta. Puna dhe përgjegjësia e madhe sipas tij nuk shpërblehet.
“Aq më shumë që edhe pagat janë shumë të vogëla në sektorin që ne po trajtojmë. Është një biznes i vështirë, teknik. Një sektor që ka probleme të mëdhaja”, tha ai.
Këtë profesion së bashku me të shoqen e ushtrojnë prej më shumë se 20 vitesh.
“Unë kam mbaruar degën transport të planifikimit të mekanikës bujqësore bashkë me bashkëshorten time. Të dy duke menduam që të hapim nëj biznes që ëshët brenda CV tonë. Jemi brenda atij profesioni. Problemi është që pjesëtarët e familjes të trashëgojnë këtë profesion. E quajnë të lodhshëm. Më vjen shumë keq. Kjo lloj dëshmie jepet pas moshës 30 vjeç, që instruktorët të kenë dhe një lloj pjekurie. Gjithmonë me këtë fushë jam marrë”, përfundoi ai.
Jo vetëm në transport, por edhe në shumë sektorë të tjerë ngërçi për të gjetur punëtorë të rinj është i madh. Kjo i ka detyruar shumë pensionistë të ripunësohen ose të mos shkëputen nga puna edhe pasi kanë mbushur moshën. Sipas INSTAT, për tre muajt e parë të vitit 2023, ishin të punësuar mbi 71 mijë pensionistë të cilët përbënin 15.6 për qind të totalit të popullsisë mbi 65 vjeç. Në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2022 numri i pensionistëve të punësuar u rrit me 17%.
M.T/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.8%
-
Jo
62.7%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 491
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor 2024, 20:35
-
Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë/ 37% e bizneseve kanë një borxh për të shlyer! Të vegjlit marrin hua për shpenzime të papritura, të mëdhenjt 'zhyten' për investime
19 Nëntor 2024, 22:34
-
SHIFRAT/ Fitimi bruto i bizneseve vjet mbi 3.4 mld euro! ‘Trofeun’ e merr turizmi, por bizneset prodhuese më fitimprurëse
9 Nëntor 2024, 18:27
-
Tatimet: Shtyhet deri më 20 nëntor afati i dorëzimit të të dhënave të pronësisë dhe kontratës së qirasë për vendushtrimin e aktivitetit ekonomik në e-Filing
25 Tetor 2024, 10:46
-
Qeveria me strategji të re/ S’ka më përjashtime nga taksat, mbështetja e bizneseve apo individëve do të bëhet me kompensime e financiare
6 Tetor 2024, 17:58
-
'Amnistohet' shkelja e parë e bizneseve, vetëm këshillim nga inspektorët jo gjobë! Ministrja: Kontrolle vetëm mbi bazë risku, ligji i vjetër ka lejuar abuzime
3 Shtator 2024, 17:22
-
'Amnistohet' shkelja e parë e bizneseve, vetëm këshillim nga inspektorët jo gjobë! Ministrja: Kontrolle vetëm mbi bazë risku, ligji i vjetër ka lejuar abuzime
3 Shtator 2024, 17:16
-
Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro
10 Gusht 2024, 09:06
-
Greqia merr punëtorët sezonal, fermerëve të Korçës u mbeten qershitë në pemë! Agjencia e Punësimit s'jep të dhëna për mungesën e punëtoreve
17 Maj 2024, 17:07
-
Në 3 muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld €
23 Prill 2024, 16:59
-
Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen
19 Prill 2024, 17:00
-
Në 2 muaj, bizneset dhe qytetarët morën 516 mln euro kredi, u dha 166 mln € më shumë se vjet
28 Mars 2024, 21:08