Bizneset nuk respektojnë protokollin e sigurisë... nuk gjobiten, por këshillohen nga AKU-ja

Bizneset nuk respektojnë protokollin e sigurisë... nuk gjobiten, por këshillohen nga AKU-ja

TIRANË- Zbatimi i protokollit të sigurisë nga ana e bizneseve që janë hapur në këtë kohë koronavirusi, vijon të jetë një problem! Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar kontrolle, ku mësohet se një pjesë e bizneseve në Shkodër, Berat, Fier dhe Dibër nuk kanë plotësuar protokollet e sigurisë, si mungesën e xhamit mbrojtës, mungesën e sinjalistikës për distancimin fizik, si dhe afishimin e posterave, por mësohet se ato nuk janë gjobitur sipas Aktit Normativ të hyrë në fuqi, por janë këshilluar.

AKU njofton se janë kryer 390 kontrolle zyrtare dhe monitorime. 

Ndërkohë në Korçë është asgjësuar një sasi prej 100 kg kos dhe 50 kg djathë kaçkavall. Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se kjo sasi e cila u gjet në një stabiliment përpunim qumështi rezultuan pozitiv për enteriobacterie dhe E.Coli. Këto dy baktere shkaktojnë infeksione primare të traktit gastrointesinal të njeriut, çrregullime zorrësh, sëmundje reumatizmale.

Njoftimi i plotë
AKU vijon kontrollet në të gjithë vendin, bllokohet një sasi qumështi dhe djathi në Korçë të cilat kanë rezultuar pozitiv me E.Coli dhe Enterobacterie, me qëllim asgjësimin e tyre.

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme kontrollet në të gjithë vendin në garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorime në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së Covid-19. Janë kryer 390 kontrolle zyrtare dhe monitorime,

Në Korçë janë bllokuar 100 kg kos dhe 50 kg djathë kaçkavall në një stabiliment përpunim qumështi, pasi përgjigjet e analizave për mostrat e marra kanë rezultuar pozitiv për enteriobacterie dhe E.Coli, sasi kjo e destinuar për asgjësim. Në 2 subjekte në Tiranë është bërë asgjësimi i 4.5 ton produkteve ushqimore me kërkesë të vetë subjekteve, ndërsa në Fier është marrë një masë administrative me “paralajmërim”, si dhe në kuadër të Planit të Mostrave janë marrë 16 mostra ( domate , kastravecë, patate dhe speca) për analizim .

Gjatë inspektimeve në Shkodër, Berat, Fier dhe Dibër janë dhënë këshillime dhe lënë detyra ndaj subjekteve që nuk kanë plotësuar protokollet e sigurisë, si mungesën e xhamit mbrojtës, mungesën e sinjalistës për distancimin fizik, si dhe afishimin e posterave. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet në të gjithë vendin, në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrotjes së shëndetit të konsumatorëve.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artisti: 04/05/2020 19:25

    Pse gjobisin bizneset ? Po institucionet shteterore pse jo?Shkoni shikoni ne QKB se cfar behet? 12 sportele qe presin dhe asnje punonjes me maske dhe me doreza.Distanca gjusem meter me nje xham as gjysem meter lartesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë