Bizneset, rriten tarifat në
QKR për marrjen e ekstrakteve

Bizneset, rriten tarifat në<br />QKR për marrjen e ekstrakteve
Duket se Qeveria ka vendosur ta shfrytëzojë dyndjen e bizneseve në QKR, për të futur të ardhura shtesë në buxhet: Përmes një vendimi që mban datën 16 shtator, Këshilli i Ministrave ka vendosur rritjen e tarifave për marrjen e të dhënave nga kompanitë në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Deri tani, për çdo lloj informacioni mbi veprimet e kryera në kohë nga një biznes, tarifa qe 100 lekë.

Ndërkohë që nga e hëna 100 lekë do të kushtojë vetëm lëshimi i ekstrakteve të historikut të veprimeve të kryera nga një subjekt, me 1 fletë deri në 20 fletë. Për të dhënat me mbi 20 fletë, kompanitë do të paguajnë shumë më tepër: Lëshimi i ekstrakteve të historikut të veprimeve të kryera nga një subjekt, me 21 fletë deri në 100 fletë do të kushtojë 500 lekë, ndërsa lëshimi i ekstrakteve të historikut të veprimeve të kryera nga një subjekt, mbi 100 fletë do kushtojë 1 mijë lekë.

Regjistrimi
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë gjysmës së parë të shtatorit janë regjistruar 2,700 biznese të reja, ndërsa në total për gjithë vitin numërohen 23.000 regjistrime të reja. Ndërkaq, për të lehtësuar dyndjen nëpër sportele, nga kjo javë është krijuar mundësia që të gjithë individët apo subjektet tregtare që kërkojnë të regjistrohen për herë të parë (si persona fizikë), mund të drejtohen pranë zyrave të noterëve në të gjithë vendin për të realizuar regjistrimin e tyre. Në këtë mënyrë, çdo zyrë noteri në Shqipëri, mundëson regjistrimin e biznesit online.

Procedurat
Koha e regjistrimit për të gjitha shërbimet e ofruara është reduktuar në një ditë dhe të gjitha hapat e regjistrimit janë kombinuar në një procedurë të vetme. Shërbimet e QKR-së përfshijnë: regjistrimin e bizneseve të reja, ndryshimin e të dhënave të biznesit, lëshimin e ekstrakteve për të dhënat e bizneseve, mbylljen e biznesit, miratimin e emrit të rezervuar, rezervimin paraprak të emrit tregtar etj. Ndërkohë që përveç ndryshimit të lidhur me tarifën për të dhënat historike të bizneseve, të gjitha aplikimet në QKR kushtojnë 100 Lekë.

Tarifat për çdo shërbim
Lëshimi i ekstrakteve të historikut të veprimeve të kryera nga një subjekt, me 1 fletë deri në 20 fletë, 100 lekë
Lëshimi i ekstrakteve të historikut të veprimeve të kryera nga një subjekt, me 21 fletë deri në 100 fletë, 500 lekë
Lëshimi i ekstrakteve të historikut të veprimeve të kryera nga një subjekt, mbi 100 fletë, 1 000 lekë

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)