Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti sot shqetësimin për përgatitjen e dobët të bizneseve shqiptare për integrimin në Bashkimin Europian, pikërisht në momentin kur qeveria po hyn në një tjetër fazë të negociatave pas kalimit të IBAR-it. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thotë se integrimi nuk mund të mbetet vetëm te miratimi i ligjeve në letër, ndërsa bizneset shqiptare nuk janë gati të përballojnë standardet dhe kostot që kërkon tregu europian.
Sipas saj, vetë shoqatat e biznesit pranojnë se vetëm 15% e bizneseve shqiptare, kryesisht ato prodhuese, janë realisht të përgatitura për procesin e integrimit. Pjesa tjetër, sipas Tabakut, rrezikon të mbetet jashtë garës për shkak të kostove të larta dhe mungesës së mbështetjes.
“Integrimi duhet të kishte qenë prej kohësh kryefjalë edhe për biznesin. Duhej bërë analizë e kostove dhe përfitimeve, konsultime reale me sipërmarrjen dhe përgatitje konkrete për mënyrën se si legjislacioni europian do të ndikojë ekonominë shqiptare,” shprehet ajo.
Deputetja demokrate ngre shqetësime edhe për mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore, investimet në teknologji dhe barrën financiare që, sipas saj, po u kalon qytetarëve dhe sipërmarrjes.
“Integrimi nuk është vetëm hapje kapitujsh apo miratim ligjesh. Është ndërtim standardesh dhe institucionesh funksionale në praktikë,” deklaron Tabaku.
Komente









Kur flet dhe kjo laviria!kjo lepiresia!per te bere zhurme eshte dhe pipa!ne pd eshte vetem per zhurmusin se nuk ka sum te mari ndonje pergjigjesi!nga lart kendojne te gjithe!
PërgjigjuMoj zone si nuk fole nje here mire ,po e dini ju moj zonje se bezimenet shqiptare jane njerez qe nuk kan qef te paguajne taksat por vetem te fitojne se pye edhe nje shetes te dyqanit te lagjes se a fiton thit jo po e dini ju se 90% e dyqaneve nuk japin kuponin e blerjes Ktu vetem villet
PërgjigjuIk moj se le nam...zi..zi...zi..,prandaj shkoni perdite e me teper ne humnere. Asnjehere nuk do te behesh kryeministre. Aty ku je beji temena sali krimit
Përgjigju