TIRANË – Kryeministri Berisha është përballuar sot, gjatë një takimi të tij me investitorë vendas dhe të huaj, me shqetesimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë për pengesim të investimeve të tyre në Shqipëri dhe veçanrisht, për "gjobat e mëdha dhe marramendëse" që iu vihen. Kryeministri eka konsideruar si joreal këtë shqetësim dhe "sentiment personal".
Përfaqësuesja e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Floreta Luli-Faber, shtroi një pyetje të gjerë për Kryeministrin, me tri çështje, duke lënë për në fund atë më themeloren: Gjobat mbi bizneset.
Znj. Luli-Faber tha: "Në një takim si ky jam e detyruar ndoshta të lexoj një nga deklaratat apo letrat që së fundmi, Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka dërguar Ministrit të Financave, ku ndërmjet të tjerave të tjera themi: “Ne do të donim të ftonim bizneset amerikane të investojnë në Shqipëri për të sjellë dhe prezantuar teknologji të reja, mallra dhe shërbime që çojnë në rritjen e punësimit dhe të ardhurave tatimore për qeverinë. Aktualisht, ne nuk jemi të suksseshëm në këtë përpjekje për shkak të mjedisit jo të favorshëm për tërheqjen e investimeve të huaja, një shqetësim që duhet të adresohet në mënyrë të veçantë nga ministria e Finanacve.
Pse Dhoma Amerikane e Tregtisë ka arritur në këtë konkluzion?
Në mënyrë të vecantë doja të theksoja dy gjëra që këtu nuk u theksuan: konsultimi real i biznesit për ndryshimet ligjore. Në fakt ka një këshill konsulatativ biznesi dhe tatimor që janë për këtë punë, por kjo ndodh. Një sërë iniciativash të fundit që ka marrë qeveria, sidomos duke filluar nga viti 2013, janë ligje. Mund të marr shembull pozitiv heqjen e tvsh për heqjen e tvsh për makineri e pajisje, por ligji është dërguar vetëm disa orë në shoqatat e biznesit, por ne kemi të paktën tre javë që e kemi të pamundur të njihemi, cila është kjo listë dhe cili është ndryshimi ligjor. Ne kemi pothuajse prej një viti të mos ngelet në formë premtimi konsultimi me biznesin, por të përcaktohet një afat ligjor.
Një çështje tjetër që e lashë për në fund, por është në fakt problemi kryesor", - përfundoi ajo,-" duke filluar nga viti 2012, është problemi me rikontrollet, kontrollet, riinterpretimet e reja ligjore dhe problemet që kanë hasur bizneset në rivlerësimet që janë bërë në aktivitetin e 5 viteve të fundit si dhe gjobat e mëdha marramendëse që janë marrë".
Këtij shqetësimi, Kryeministri Berisha iu përgjigj:
"Më duhet të them me keqardhje se realiteti nuk është ai që ju paraqitni, jeni të nxituar. Ka raporte të tjera ndërkombëtare, si UNTADI, që thotë se Shqipëria ka marrë investime më shumë se ç’i takon dhe e rendit atë në vendin e 18-të në botë; ka dhe një sërë institucionesh të tjera, që e rendition Shqipërinë në 20 vendet e para në botë në fushën e mbrotjes së investimeve. Për sentimentet personale ju duhet të jeni të kujdesshëm, se mesazhi që u çon kompanive, është i pabazuar në realitetin shqiptar.
Shqipëria, nga viti 2008 e këtej, ka marrë investime mbi 1 miliardë dollarë çdo vit, që është një e vërtetë lehtësisht e verifikueshme. Shqipëria ka ruajtur në një krizë të thellë europiane dhe botërore, stabilitetin e saj makroekonomik; Shqipëria ka një borxh që në kulmin e krizës nuk lëvizi më shumë, ndërkohë që fqinjëve iu dy apo trefishuan. Ndaj kur nxjerrim një konkluzion, duhet të zhvishemi nga pasionet. Nuk them që Shqipëria është parajsë, por është duke ecur pozitivisht".
I pyetur prej përfaqësuesit të njërës prej bankave të huaja në Shqipëri, që i ngriti Kryeministrit, problemin e ekzekutimit të vendimeve ndaj kredimarrësve "të këqinj", Kryeministri shpjegoi se "përmbarimi privat ka arritur një shkallë të lartë zbatimi të vendimit të Gjykatave. Shumë njerëzish dhe unë do u kërkoja bankave të mos bëjnë asnjë negocim me borxhlinjtë e këqinj, por të veprojnë për të marrë koletaralin, sepse negociatat krijojnë precedentin, që kudo bëhet ligj, ndaj duhet të jemi të vendosur bashkarisht për të konsoliduar këtë çështje themelore të ekonomisë.
Së dyti, do të shqyrtohet dhe do të vendoset praktika më e mirë përsa i përket taksimit që ju përmendët, por unë ftoj bankat të kenë kurajon të shpallin "të vdekur" atë që është "e vdekur"; kjo do të ndihmojë të dyja palët. Por unë ju them që bashkarisht do të ulemi për ligjin dhe të zgjedhim standartet më të mira që ekzistojnë".
"Këtë vit ne presim një defiçit prej 200 milionë eurosh për lëvizjet fiskale që bëmë", - tha më tej Berisha,- "por më pas, presim një rigjallërim dhe rikthim të të ardhurave".
"Çdo investitor i huaj, që investon në Shqipëri ka të drejtë të mendojë që investon në një vend me perspektivë të sigurt europiane", - shtoi ai. - "Unë besoj që procesi më i rëndësishëmështë procesi I integrimit europian. Në Shqipëri, pas marrjes së ftesës dhe anëtarësimit në NATO, pavarësisht nga kushtet politike jo të favorshme, investimet e huaja u trefishuan se Shqipëria mori një pashaportë integrimi.
Së shpejti, fillojnë dy projekte shumë të rëndësishme, fillon kaskada e Devollit brenda disa muajve dhe projekti i gazsjellësit transatlantik, projekte që e lartësojnë Shqipërinë”.
Një biznesmen i huaj tha se “jemi të interesuar për biznes akuakulture në rajonin e Vlorës, por në Ministrinë e Bujqësisë na thanë të presim derisa të dalë vendimi. Duam të investojmë edhe në hapësira të mëdha, mbi 100 ha, për arrorë; duam të na ndihmoni, sepse nuk mund t’u drejtohemi privatëve, pasi s’kemi të drejta mbi tokën e tyre”.
Kryeministri u përgjigj: “Së pari, do të kontaktoj me Ministrinë, besoj është fjala për lejen mjedisore; së dyti, në parim ju mund të mirrni mijëra ha për 99 vjet pa vështirësi, sipas ligjit aktual; së treti, qeveria ka nxjerrë vendimin që lejon, jo pyllin, po pyllin shkurre dhe mbjelljen e drurëve frutorë në kullota, në zona të gjelbërta. Ne e mirëpresim shumë interesin tuaj për plantacione arrorrësh. Ministria e Bujqësisë ka një listë tokash që mund të afrojë e njëkohësisht, u kemi dhënë kompetenca shumë të mëdha edhe autoriteteve vendore; ka komuna që kanë dhënë deri në 800 ha. E theksoj, ne e kemi me shumë interes, investimin në këtë fushë”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com