Biznesi ankesa për gjobat
Dollapi-Jakës: Mos përdor postin

Biznesi ankesa për gjobat<br />Dollapi-Jakës: Mos përdor postin
 ELBASAN- Drejtori i përgjithshem i CEZ- Shpërndarja Seit Dollapi, hodhi poshtë akuzat e kreut të  Dhomës së Tregtisë se CEZ vë gjoba të padrejta.

“Nuk duhet të përdoret posti për të bërë deklarata të paqena, sepse une i kam kërkuar z.Jaka pë të më vërë në dispozicion listën e të gjithë bizneseve që j'u janë vendosur kamatvonesat. Ndërkohë, në CEZ janë vetëm 5 biznese që po shikohen lidhur me kamatvonesat dhe automatikisht bie poshtë pretendimi i z.Jaka, tha Dollapi sot nga Elbasani ku ndodhej për të marrë pjesë në një aksion për ndërprerjen e lidhjeve për konsumatorët debitorë ndaj kësaj ndërmarrjeje.

DOLLAPI: 20 MILIONE DOLLARE DEBIA
Dollapi ishte i shoqëruar edhe nga drejtori Rajonal i Elbasanit Merxhan Leka, si dhe nga grupet e punës në terren.
"Ky nuk është një aksion por, është një proces pune dhe një fushatë që CEZ e ka marrë shumë seriozisht me qëllim uljen e nivelit të debitoreve që janë familjarë, biznes privat si dhe institucione shteterore".
 
Dollapi tha se "Elbasani numeron 108 mijë konsumatorë dhe vlera totale e debisë shkon deri ne 20 milion dollarë. Deri më tani janë prerë 260 lidhje të konsumatoreve debitore dhe aksioni do të vazhdojë deri në ne likujdimin total të debisë. Gjatë fjalës së tij ai theksoi se falë kesaj fushate të ndërmarre nga CEZ-i ka patur një reagim tepër pozitiv nga konsumatoret të cilët janë ndërgjegjesuar në një nivel të kënaqshëm për shlyerjen e detyrimeve.

Ndër të tjera drejtori i pergjithshem i CEZ shtoi nga Elbasani se fushata zgjedhore e 23 qershorit pati një ndikim për frenimin e qytetareve për pagesen e faturave por sipas Dollapit këto fatura do të paguahen gjithsesi pasi asnje detyrim nuk është falur. 

JAKA DJE: GJOBA ABUZIVE NGA CEZ
Në kushtet e krizës ekonomike që ka mbërthyer vendin tonë, në kushtet e krizës së kredive me probleme dhe lulëzimit të fenomenit të fajdeve, në kushtet e rëndesës së aktivitetit të sipërmarrjes private nga mosshlyerja e detyrimeve, e shumë probleme të tjera që po has sipërmarrja në punën e saj të përditshme, gjobëvënia ndaj tyre është kthyer në një shqetësim të madh. Duke mos mjaftuar të gjitha këto problematika, ka më shumë se një muaj që shoqëria CEZ shpërndarje u dërgon bizneseve „fatura gjobash“ për kamatevonesa të papaguara për një periudhë 6-vjeçare. Ka deklaruar kështu dje në Tiranë kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jakaj. Ai tha se nuk mund të bëjë të ditur një listë të këtyre bizneseve, pasi ato tremben për hakmarrje të mëtejshme. Sipas Jakajt, shifrat kanë qenë marramendëse dhe logjika e përdorur është e paimagjinueshme. „Realisht gjobat variojnë nga 500 mijë deri në 1 milion lekë të reja, por ka edhe gjoba mbi këtë shifër". Jakaj tha se ka patur raste kur ndaj këtyre bizneseve është marrë masa e ndërprerjes së energjisë elektrike, po në mënyrë abuzive. „Kemi të bëjmë me rastet kur faturat janë lëshuar me vonese nga vetë CEZ shpërndarje dhe zotërinjtë e CEZ vonesat e lëshimit të këtyre faturave ia faturojnë si kamatëvonesë sipërmarrjes private“, tha ai.

Sipas tij, marrëdhëniet tregtare të Shqipërisë me Kosovën, "për shkak të disa vendimeve preferenciale të institucioneve janë përfshirë në ngërç me impakt negativ në ekonomitë e dy vendeve".
 
Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, Presidenti Begaj mirëpret fëmijët shqiptaro- amerikanë: Ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat

Dita e Pavarësisë, Presidenti Begaj mirëpret fëmijët shqiptaro- amerikanë: Ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat