Kryeministri Berisha tha se qeveria e tij po përgatit dhe do të shqyrtojë një paketë të re të nxitjes së rritjes ekonomike.
“Paketa ka si alfë dhe omegë mbështetjen e biznesit. Ekonomia shqiptare në 5 vitet e fundit ka realizuar një rritje prej 22%. Funksionimi i kësaj ekonomie ka bërë të mundur rritjen e të ardhurave”, tha Berisha.
Në mbledhjen e qeverisë Berisha bëri të ditur miratimin e projektligjit për thjeshtimin e barrës burokratike për biznesin dhe tatim fitimin.
“Kjo pagesë deri më tani bëhet me 13 pagesa dhe I kushton biznesit 125 orë. Qeveria po bën gjithcka që barra burokratike të thjeshtohet në shkallën më maksimale. Me këtë projektligj pagesat e detyrimeve të tatim fitimit nga biznesi zbresin në 5 pagesa”, tha kryeministri.
Ai i kërkoi ministrave të shqyërtojnë cdo procedurë që kanë për të inkurajuar biznesin dhe veprimtarinë e tij.
(aq/shqiptarja.com)