Biznesi, hiqet taksa importit
shkrihen 2 këshillat kombëtarë
Task Force Rregullatore e mbledhur nën drejtimin e kryeministrit Berisha vendosi sot heqjene TVSH-së për makineritë dhe pajisjet e importit, Këshilli i vetëm Kombëtar i Biznesit dhe Punës që zëvendëson Këshillin Kombëtar të Biznesit dhe Këshillin Kombëtar të Punës.
TIRANË - Task Force Rregullore nën drejtimin e kryeministrit Berisha ka marrë disa vendime për t’i ardhur në ndihmë biznesit shqiptar. E mbledhur me kërkesë të kryeministrit, Task Forca është njohur me propozimet që bëri pak ditë më parë komuniteti i biznesit ën takimin me kreun e qeverisë.
Kryeministri theksoi se është i domosdoshëm rishikimi në mënyrë përfundimtare të reformës për “klimën e biznesit në të 11 kolonat e saj”.
“Në kërkesat e tyre, - u shpreh Kryeministri - kërkohet një thjeshtim i burokracive, rritje e mëtejshme të transparencës së procedurave. Mendime pro e kundër u dhanë lidhur me çmimet e referencës, si dhe pati mendime përsa i përket përmirësimit të mëtejshëm të sistemit fiskal, evitimit të parapagimit në rastet më të mundshme, heqjen e TVSh-së për makineritë, eliminimi i çdo lloj barriere dhe reference në tregtinë me Kosovën, thjeshtimin procedurave për mbylljen e biznesit dhe një seri mendimesh të tjera, të cilat i gjykoj të dobishme”.
Në përfundim të takimit, Kryeministri theksoi se kjo Task Force përfaqëson një përpjekje të re, për të krijuar një klimë më të mirë biznesi, sepse ekonomia shqiptare ka një dinamizëm që duhet përshtatur me ekonominë globale. “Burokracia është armiku i këtij zhvillimi, prandaj duhet luftuar në mënyrë të vazhdueshme, në mënyrë që tentakulat e saj të mos pengojnë biznesin. Qeveria, tha Kryeministri, me vendosmëri do të vazhdojë këtë punë dhe do të mbajë lart frymën e shërbimit ndaj biznesit me cilësi, transparencë dhe thjeshtësi”, tha Berisha.
VENDIMET E MARRA SOT 1. Heqja e TVSH-së për makineritë dhe pajisjet e importit;
2. Krijimi i një Këshilli të vetëm Kombëtar të Biznesit dhe Punës që zëvendëson Këshillin Kombëtar të Biznesit dhe Këshillin Kombëtar të Punës. Ky propozim i biznesit u gjet i drejtë dhe i përshtatshëm për momentin aktual të zhvillimit të ekonomisë dhe për të lehtësuar dhe bërë më fleksibël e transparent dialogimin midis biznesit, institucioneve shtetërore dhe palëve të tjera të interesuara. Një Këshill i tillë është i domosdoshëm, për t’iu përgjigjur nevojave të një tregu më modern e fleksibël të punës;
3. Për të rritur më tepër transparencën e prokurimeve publike, siç u kërkua edhe nga biznesi gjatë takimit me Kryeministrin, u vendos që të publikohen, krahas informacionin mbi garuesit, ofertat etj., edhe lista e kompanive që kanë marrë pjesë në tender dhe që kanë fituar, çdo gjashtë muaj. Gjithashtu, Komisioni i shqyrtimit të ankesave të publikojë në ëeb edhe mendimin e pakicës në marrjen e vendimit.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7983
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Real Madrid rikthehet 'Galaktik', fiton 0-3 në derbin e vogël dhe kërcënon Barçën! Mbappe gjen rrjetën
24 Nëntor, 20:32
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje
24 Nëntor, 20:13
-
Takimi me emigrantët, Majko: Dy ditë në Londrën shqiptare, ka gjithmonë shpresë kur ka njerëz që Atdheun e kanë të parin!
24 Nëntor, 20:07
-
Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin
24 Nëntor, 19:53
-
VIDEO/ Bota e tenisit është e kaltër, Sinner dhe Berrettini mposhtin Holandën! Italia fiton Kupën Davis, numri një në botë: Trofe për ta ndarë me popullin italian
24 Nëntor, 19:49
-
Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh
24 Nëntor, 19:34
-
IDF: Hezbollah ka sulmuar sot Izraelin me 250 raketa
24 Nëntor, 19:31
-
VIDEO/ Ruben Amorim debuton te Manchester United, Ipsuich i ndal 1-1
24 Nëntor, 19:31
-
Arrestohen 3 të dyshuar për vrasjen e rabinit izraelito-moldav në Abu Dhabi
24 Nëntor, 19:25
-
Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!
24 Nëntor, 19:21
-
SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë
24 Nëntor, 19:16