Biznesi i ‘etur’ për punonjës! Viti 2024 nis me 5500 vende të lira pune, fluks kërkesash për specialist IT, zanatçinj, mësues, mjekë e persona të pakualifikuar

Biznesi i ‘etur’ për punonjës! Viti 2024 nis me 5500 vende të lira pune, fluks kërkesash për specialist IT, zanatçinj, mësues, mjekë e persona të pakualifikuar

Foto ilustruese

Shqipëria po hyn në një fazë të re zhvillimi dhe orientimi i tregut të punës pritet të jetë tek sektorët e së tashmes dhe së ardhmes dhe jo më tek fuqia e lirë punëtore. Ishte ky një mesazh i dhënë në konferencë për media i Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, i cili tha se papunësia është projektuar të zbresë nën 10% brenda këtij viti.

Por kjo zhvendosje e punonjësve nga një sektor në një tjetër e shoqëruar edhe me emigrimin, po shkakton probleme për shumë sektorë të ekonomisë, të cilët përgjatë viteve të fundit po vuajnë për punonjës të kualifikuar dhe të pakualifikuar.

Viti 2024 ka nisur me mbi 5500 vende të lira pune të shpallura nga biznese të ndryshime. Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka të publikuar në faqen e saj edhe pozicionet e lira të punës nëpër kompani, ku bie në sy numri i lartë i kërkesave për zanatçinj, profesionist në fushën e teknologjisë, mësues por edhe mjekë e policë.

Disa nga pozicionet e lira të punës të shpallura gjatë ditëve të para të këtij viti janë: “ punonjësit e ndërtimit, teknik IT, inxhinier, teknik prodhimi, shofer, minator, disenjator, kamarier, gdhendës druri, rrobaqepës/e, lavash, sanitare, punonjës në agjenci udhëtimi, gomist, shitës, ekonomist, pjatalarës, punëtor magazine, operator në call-center, specialist të nivelit të lartë, kuzhinier, mekanik, hekurkthyes, punëtor krahu, mobilier, specialist telekomunikacioni, edukatore, banakier, menaxher projektesh, asistent shitjesh, motorist, operator kompjuteri, mësues cikli fillor, jurist, tornitor, specialist IT, asistent IT, magazinier, zjarrfikës, punëtor duro-alumin, saldator, bibliotekar, prodhues turshish, recepsionist në hotele, saldator, Specialist i rehabilitimit mjedisor, picajol, ndihmës kuzhine, marangoz, elektricist, punonjës për sigurimet, drejtor, kontabilist, mësues për gjuhë të huaj, sistemues, bojaxhi, kimist, specialist marketingu, kirurg, polic, etj.

Por teksa kërkesat për punonjës rriten nga bizneset, INSTAT raporton se janë mbi 77 mijë punëkërkues të papunë të regjistruar në zyrat e punës, nga këto ishin 18.316 persona të moshën 15-29 vjeç.

 

Pse ndodh që ka të papunë dhe punëtorë biznesi nuk gjen?

Sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive shkaku kryesor është arsimi, pasi pjesa më e madhe e punëkërkuesve janë me arsim 9 vjeçar. Ndërsa për ekspertët shkaku kryesor sipas tyre janë pagat e ulta dhe mungesa e vlerësimit të punonjësve.

Bazuar në shifrat e INSTAT, 28.5% e të punësuarve në vend kanë pagë mujore deri në 40 mijë lekë, pra afërsisht një e treta e punonjësve janë me rrogë minimale.

Më pas janë 29% e të punësuarve me rroga 40-60 mijë lekë, ndjekur nga 25.9% që paguhen 60-95 mijë lekë. Ndërkohë vetëm 16.5% e punonjësve në vend marrin paga mbi 95 mijë lekë në muaj.

Ndërsa rroga mesatare në vend në fund të tremujorit të tretë të vitit 2023, në sektorin privat ishin 65.975 lekë.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti: 07/01/2024 17:48

    Rritje page per deputet dhe drejtoret. Kategoria C3, dhe punonjës sherbimi akoma 400mij lek eshte paga.

    Përgjigju
  • Emigranti: 07/01/2024 16:15

    Mos e cani kokeken do vine turistet do punojne... ,ju do rrini kembekryq duke fituar leke ,prandaj hani pini dhe kendoni ,shikoni ti rrisni cmmimet sa me shume...

    Përgjigju
  • Sinan byreku: 07/01/2024 01:57

    Edhe une ne i gjetshi nja pese punetor me treqind a katerqindmije lek ne muaj ma shenoni emrin le te jene pesemije e peseqind e pese bashke me pese ne mi gjetshi! Pertej shakase punetor kerkon cdo vend ndaj mesa duket pesemije vendet tona do mbushen me miqte qe do na sjelle deti fiks te lodhur nga vapa fatzi te erresires , heshtje te intelektualit, paradokse te kohes! Me rendesi eshte te jete minimumi jetik me vkm ose me shumice te cilesuar besoj ndihmon goxha

    Përgjigju
    • artan: 08/01/2024 05:29

      Po cfar po thoni...këtu punohet më të zezë nuk ka asnjë kontroll nga instancat

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni