Lufta kundër informalitetit në tregun e punës shënoi një rritje të fortë gjatë gjithë vitit 2025. Sipas Inspektoratit Shtetëror të Punës, që vitin e shkuar gjobiti 268 biznese, 98% e atyre që u gjetën duke punuar në të zezë janë formalizuar, ndërsa 2,538 punonjës të rinj janë deklaruar në sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.
Sipas Inspektoratit gjatë 2025-ës janë inspektuar 9,532 subjekte në rang vendi. Si rezultat, janë pezulluar 1,269 aktivitete, janë paralajmëruar 4,191 biznese dhe janë gjobitur 268 për shkelje që lidhen kryesisht me punonjës të padeklaruar, mosrespektim kontratash dhe mungesë sigurie në punë.
Aksioni kundër informalitetit ka sjellë edhe më shumë të ardhura në arkën e shtetit. Nga kontributet e sigurimeve po mblidhen rreth 28.3 milionë lekë më shumë çdo muaj.
Lufta ndaj informalitetit nuk ndali as në muajin janar të këtij viti ndërsa Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Punës kontrolluan mbi 12 mijë vende pune dhe inspektuan 667 biznese në vend. Në 445 raste u gjetën shkelje dhe u morën masa, nga paralajmërime deri te gjoba. Po ashtu, u shqyrtuan 90 ankesa të ardhura nga punonjës dhe qytetarë.
Kontrollet, sipas autoriteteve, do të vijojnë gjatë gjithë vitit, me fokus te rritja e sigurisë dhe respektimi i rregullave në çdo vend pune.
U.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Shkurt, 21:54
Rama shkarkon Ballukun dhe bën 7 ndryshime në qeveri, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
68.9%
-
Të gabuar
12.9%
-
Nuk kam mendim
18.2%
Vota total: 1581
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kompensimi për kontributet e sigurimeve pas rritjes së pagës minimale, në mars do të hapen aplikimet
17 Shkurt, 07:06
-
Prokuroria i kërkon informacion Ujësjellësit të Vlorës: Në 2022 disa punonjës morën paga duke qenë jashtë shtetit
11 Shkurt, 16:31
-
'Kërcënoheshin kur kërkonin rrogat', dëshmitë e reja për abuzim të punëtorëve në fabrikën kineze në Serbi
1 Shkurt, 18:49
-
Ndërtimi në evazion, Tatimet: Nuk deklarohen çmimet reale të shitjes së pronave, 9 mijë biznese ‘në sitë’ edhe për nëndeklarim pagash
21 Janar, 13:07
-
‘Gjelbërimi’ dhe ‘Pastrimi’ shkrihen në një drejtori, 60 punonjës në protestë para Bashkisë së Vlorës: Na detyrojnë të kryejmë edhe pastrimin ose na heqin nga puna
12 Janar, 10:28
-
Spanjë/ 22-vjeçarja pushohet nga puna se shkonte çdo ditë 40 minuta përpara orarit, gjykata i jep të drejtë punëdhësit!
10 Dhjetor 2025, 10:00
-
‘Paqja Fiskale’, do fshihen 507 mln € borxhe të krijuara deri më 31 dhjetor 2014, por jo detyrimet e papaguara për sigurimet shoqërore e shëndetësore
5 Nëntor 2025, 12:52
-
Tregu i sigurimeve përmirëson rritjen, në 9 mujorin 2025 arriti vlerën bruto prej 20.2 miliardë lekësh! Por ngelet i varur nga sigurimet e detyrueshme
29 Tetor 2025, 07:23
-
Mbyllja e qeverisë në SHBA, administrata fillon shkurtimet për mijëra punëtorë! Mbi 4 mijë të prekur në 7 agjenci
11 Tetor 2025, 08:50
-
Mbyllja e qeverisë në SHBA, Shtëpia e Bardhë paralajmëron shkurtime nga puna brenda dy ditësh! 750 mijë punonjës pritet të pezullohen përkohësisht
2 Tetor 2025, 08:39
-
Të dhënat e Eurostat për vitin 2024: Më pak se 30% e punonjësve shqiptarë përdorin internet në punë
2 Tetor 2025, 08:05
-
Ekonomia u rrit me 3.51% në tremujorin e dytë të 2025-ës! Ibrahimaj: Plan 3-vjeçar për reduktimin e parasë 'cash' dhe luftën kundër informalitetit
30 Shtator 2025, 11:16