Biznesi i vogël, ulen 6 herë
të ardhurat në buxhet

Biznesi i vogël, ulen 6 herë<br />të ardhurat në buxhet
TIRANE- Nxjerrja nga skema e taksimit të 83 mijë bizneseve të vogla do të ulë me rreth 6 herë të ardhurat në buxhetin e shtetit. Nga krahasimi i treguesve të buxhetit 2015 (të rishikuar me Akt Normativ) me atë të vitit të ardhsëm, rezulton se Qeveria pret të arkëtojë vetem 266 milionë lekë, nga kjo taksë, nga 1.4 miliardë lekë në vitin 2015. Në të kundërt, parashikon të rrisë nga 4 miliardë lekë në 5.2 miliardë lekë të ardhurat nga taksa e ndërtesave, ndërkohë që rritje të ardhurash parashikohen nga taksat vendore në përgjithësi, të cilat, nga 12.5 miliardë lekë në vitin 2015, do të shkojnë në 13 miliardë lekë për vitin 2016. Nga ana tjetër është rritur dukshëm fondi që qeveria parashikon për mbështetjen e huamarrjes për blerje energjie, i cili nga 1 miliardë lekë në 2015, shkon në 5 miliardë lekë për vitin e ardhshëm.
 
Shpenzimet
Rënie e dukshme në raport me vitin 2015 vërehet kur vjen fjala te shpenzimet kapitale, të cilat nga 63.2 miliardë për vitin 2015, do të ulen në kuotën e 60.4 miliardë lekëve në vitin e ardshëm. Ulje do të shënojnë edhe fondet rezervë, të cilët përdoren nga qeveria për shpenzime të paparashikuara gjatë çdo viti buxhetor: fondi i kontingjencës do të ulet nga 3.4 miliardë lekë në vitin 2015, në 2 miliardë lekë për vitin e ardhshëm. Për vitin 2016, jo vetëm nuk parashikohet rritje pagash për punonjësit e administratës publike, por vërehet edhe një rënie e dukshme e shpenzimeve për këtë zë. Shpenzimet për personelin për vitin 2016 parashikohen në rënie 4.5% në vitin 2016, duke u ulur në 71.4 miliardë lekë në 2016, nga 74.6 miliardë lekë që ishin në total në vitin 2015. Rënie të dukshme prej 4.3% shënon edhe fondi i pagave për administratën. Ky fond, për vitin 2016 është 2.7 miliardë lekë më i ulët se në vitin 2015: Nga 63.8 miliardë lekë në vitin 2015, në 61 miliardë lekë për vitin 2016, afërsiht 25 milionë dollar më pak.
 
Të ardhurat
Ndërkohë që buxheti 2016, parashikon rritje të të ardhurave buxhetore për thuajse çdo tregues. Qeveria parashikon të rrisë në 417.6 miliardë lekë të ardhurat, nga 398.2 miliardë lekë në vitin 2015. Kontriburin më të madh në këtë rritje prtet ta sjellin të ardhurat tatimore, të cilat parashikohen të arrijnë kuotën e 376 miliardë lekëve nga 355.5 miliardë në vitin 2015 (sipas buxhetit të rishikuar). Tatimi mbi Vlerën e Shtuar pritet të rrisë me rreth 7 miliardë lekë të ardhurat për vitin 2016, duke shkuar në 138.7 miliardë lekë nga 131.2 miliardë lekë në vitin 2015. Rritje pritet edhe nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale, të cilat nga 31.8 miliardë lekë në këtë vit, do të shkojnë në 32 miliardë lekë në vitin 2016, ashtu si edhe ta ardhurat prej taksave kombëtare, të cilat nga 35.5 miliardë lekë në 2015, parashikohet të shkojnë në 37.2 miliardë lekë në vitin e ardhshëm.
 
Biznesi

Nga krahasimi i treguesve të buxhetit 2015 (të rishikuar me Akt Normativ) me atë të vitit të ardhsëm, rezulton se Qeveria prêt të arkëtojë vetem 266 milionë lekë, nga taksa e thjeshtuar e biznesit të vogël, nga 1.4 miliardë lekë në vitin 2015
 
Ndërtesat
Në të kundërt, parashikon të rrisë nga 4 miliardë lekë në 5.2 miliardë lekë të ardhurat nga taksa e ndërtesave, ndërkohë që rritje të ardhurash parashikohen nga taksat vendore në përgjithësi, të cilat, nga 12.5 miliardë lekë në 2015, të shkojnë në 13 miliardë në 2016
 
 
 Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 Nentor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës