Biznesi kosovar: Mjaft me
patriotizëm folklorik me Shqipërinë
Prej më shumë se dy javësh, është rikthyer në doganën shqiptare, madje me çmim reference më të lartë se më të gjitha vendet e rajonit, referenca për produktin patate.
TIRANE - Prej më shumë se dy javësh, është rikthyer në doganën shqiptare, madje me çmim reference më të lartë se më të gjitha vendet e rajonit, referenca për produktin patate. Nëse me Serbinë çmimi i referencës së patates është 8 cent, me Malin e Zi 10 cent, apo me Maqedoninë 14 cent, me Shqipërinë ky produkt eksportohet me çmim reference 0.24 cent.
Sot, në Tiranë është organizuar një konferencë e përbashkët midis dhomave të tregtisë së të dy vendeve, ku biznesi kosovar ka shprehur shqetësimin për praktikat doganore diskriminuese të shtetit shqiptar nga produkteve nga Kosova. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, u shpreh se “duhet të avancojmë në marrëdhëniet tona tregtare, duke mos mbetur te patriotizmi folklorik”.
Sipas Gërxhaliut, vendet tona mbeten joserioze ndaj investitorëve të huaj, ndërkohë që vendet e rajonit po i mëshojnë thithjes së këtyre investimeve. “Dy vendet tona duhet të avancojnë në partneritet, pasi jemi në shekullin e 21-të dhe ky shekull është shekulli i ekonomisë, e jo i folklorizmit. Sipas tij, dëmi ekonomik që po i shkaktohet Kosovës nga mostrajtimi në mënyrën e duhur të produktit të patates kap vlerën e 2.5 milionë eurove.
Homologu i tij i Dhomës së Tregtisë të Tiranës, Nikolin Jaka, theksoi se problemet e krijuara nga vendosja e çmimeve të referencës nga pala shqiptare duhet të gjejnë zgjidhje të menjëhershme. Ai tha se këto probleme i janë paraqitur edhe ministrisë së Financave, por deri tani nuk është marrë asnjë përgjigje. “Megjithëse kemi një heshtje të politikës shqiptare dhe asaj kosovare, Dhomat e Tregtisë të të dy vendeve do të organizojnë forume biznesi, apo takime me drejtues të lartë të të dy vendeve, duke i thirrur ata në këto takime biznesi, në mënyrë që t;u jepet zgjidhje këtyre barrierave të krijuara artificialisht” , theksoi Jaka.
(gk/im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7845
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve
24 Nëntor, 17:45
-
Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm
24 Nëntor, 17:37
-
VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City
24 Nëntor, 17:33
-
GOLAT/ 'Faraoni' Salah nderon Liverpoolin, nis shkëputja në krye të Premier League! Luhet Ipsuich - Man. United
24 Nëntor, 17:31
-
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e Trump
24 Nëntor, 17:30
-
Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht
24 Nëntor, 17:21
-
Njerëzit e krimit protestojnë për takimin e Ramës në Londër
24 Nëntor, 17:17
-
Kreshnik Spahiu në Report TV: “Paketa e maleve” pozitive, por jo të gjithë emigrantët mund bëjnë bujtina apo hotele! Duhen oferta për kthimin e profesionistëve
24 Nëntor, 17:06
-
Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
24 Nëntor, 17:00
-
VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon dhe i jep tri pikë Lille
24 Nëntor, 16:44
-
Spahiu: Antimitingu me 100 veta shumë i vogël, prisja më shumë emigrantë kundër...
24 Nëntor, 16:42
-
Shirat mbushin liqenin e Fierzës me plehra! Peshkatarët: Pasojë e sjelljes së njerëzve në Kosovë e Shqipëri
24 Nëntor, 16:38