Biznesi kundër draftit
të Bodes për tatimet
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë është shprehur kundër ndryshimeve të fundit në ligjin Nr. 8438, datë 28.12.1998 ″Për Tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, për të cilat, me sa duket, qeveria nuk ka marrë mendimin e grupeve të interesit.
TIRANE - Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë është shprehur kundër ndryshimeve të fundit në ligjin Nr. 8438, datë 28.12.1998 ″Për Tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, për të cilat, me sa duket, qeveria nuk ka marrë mendimin e grupeve të interesit. Ndërkohë, ajo kërkon nga qeveria pagesat e detyrimeve të saj ndaj kompanive private.
Nëpërmjet një deklarate të kreut të saj Nikolin Jaka, biznesi tiranas ka thënë se është kundërproduktiv ndryshimi, që synon ministria e Financave të bëjë në ligj, konkretish në nenin 30, sipas të cilit “Gjatë periudhës vijuese, tatimore, tatimpaguesi parapaguan, në llogarinë e organeve tatimore, këste tremujore të tatimit mbi fitimin, jo më vonë se data 15 e muajit janar, prill, korrik dhe tetor. Kur tatimpaguesi realizon fitim, këstet mund të paguhen në baza mujore, jo më vonë se data 15 e çdo muaji”.
Sipas biznesmenëve, miratimi i këtij ndryshimi të papritur për biznesin do të thotë parapagimi i të paktën trefish të shumës që shlyejnë sot çdo muaj për tatimin mbi fitimin. Njëkohësisht, duke mos njohur ende gjendjen përfundimtare të të ardhurave dhe shpenzimeve për tre muajt në vijim, parapagimi në çdo tre muaj i tatimfitimit përbën për ta një kosto shtesë, të palogjikshme, që do ta vendosë në shumë vështirësi financiare biznesin, në një kohë kur, për shkak të krizës në vendet e eurozonës, situata financiare edhe kështu është e pasigurt.
Nga ana tjetër, shumë kompani do të viheshin në pamundësi për të paraguar trefishin e shumës që shlyejnë sot për tatimfitimin dhe do të ketë shumë raste gjobash për mosshlyerje, gjë, e cila do të rëndojë edhe më shumë gjendjen financiare të kompanive, duke rritur edhe presionin psikologjik negativ mbi to.
Sipas Dhomës, parapagimi tremujor rrit në mënyrë artificiale krizën financiare brenda kompanive, referuar kushteve në të cilat sot po operon sipërmarrja shqiptare dhe rrezikon të kalojë në falimentim kompanitë.
Dhoma njofton se po harton platformën e saj që do t’ja paraqesë ministrisë së Financave për të likujduar ato kompani që shteti u ka borxhe. Për këtë, do të ishte e udhës që kjo ministri të gjejë formulën e bashkëpunimit me bankat e nivelit të dytë, për t’u bërë likuidimi nëpërmjet overdrafteve.
(gk/im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8150
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42
-
GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi
24 Nëntor, 22:39
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme
24 Nëntor, 22:28
-
VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër
24 Nëntor, 22:19
-
Itali/ Bënin namin me vjedhje në zonën e Udinezes, arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Sistemi i alarmit i tradhtoi (EMRAT)
24 Nëntor, 22:18
-
Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzuni një gol larg historisë, Manaj rikthehet në fushë
24 Nëntor, 21:56
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur
24 Nëntor, 21:56
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
24 Nëntor, 21:21