Një biznes në qendër të Tiranës që nuk kishte përmbushur detyrimet fiskale, është zbuluar nga Drejtoria e Tatimeve falë denoncimit të një qytetari.
Biznesi ndodhet në zonën e Piramidës në kryeqytet, dhe sipas Tatimeve, ka bërë evazion fiskal në vlerën e 314 mijë eurove.
“314,000 € të fshehura u zbuluan nga Administrata Tatimore falë një qytetari që denoncoi subjektin, në qendër të Tiranës, për evazion fiskal! Falenderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe inkurajojmë tatimpaguesit të reflektojnë e të përmbushin detyrimet fiskale, për të shmangur penalitetet e rënda”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Evazioni fiskal është bërë për rreth 1 viti e gjysmë, në periudhën 2024-2025.
Nga verifikimet në terren, inspektorët tatimorë zbuluan edhe punonjës të padeklaruar në këtë biznes.
Administrata Tatimore kreu procedurat administrative ndaj këtij biznesi që kishte fshehur 314 mijë euro taksa.
-
Shumë mirë qytetari, bëri një shërbim me vlerë. Po ata që paguhen për këtë punë, ku janë?
Përgjigju-
Fjale me mend dhe me vend, znj. " mesuese". Nuk ka shume nevoje per denoncim, thjesht t'i marriin bizneset/dyqanet me radhe e do shikojne se ç'behet.
-
ATA rrin me shpresen QE qutetari te mo's denoncoje e te marrin perseri zarfin ne Fund te muajit
-









Komente
Komento