Një prej njësive të shërbimit në agroturizmin "Farma Sotira" në Ersekë është përfshirë nga flakët ditën e sotme.
Nga zjarri nuk ka dëme në njerëz, por e gjithë banesa prej druri është djegur dhe ka dëme të shumta materiale. Fatmirësisht nuk pati as përhapje të zjarrit në sipërfaqen e tokës përreth.
Sipas të dhënave, dyshohet se zjarri është ndezur nga vetë pronarja e biznesit, ku për shkak të pakujdesisë ka marrë përmasa dhe ka qenë e pamundur të ndërhyhet për shuarjen e flakëve.
Komente








