/ATSH/- Komuniteti i biznesit në vend e ka vlerësuar pozitivisht pr/ligjin "Për Qendrën Kombëtare të Biznesit", duke e konsideruar bashkimin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit (QKR) me Qendrën Kombëtare të Licencimit (QKL), si një qendër unike që përmirëson klimën e biznesit dhe investimeve në vend.
Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin zhvilloi të martën një seancë dëgjimore me grupet e interesit, Dhomën e Tregtisë, Biznes Albania dhe Konfindustrinë lidhur me projektligjin "Për Qendrën Kombëtare të Biznesit" ku ndër të tjera përfaqësues të këtyre organizatave kërkuan që të mos bëhen publike të gjitha të dhënat e sipërmarrjeve në ekstraktin e QKB.
Projektligji "Për Qendrën Kombëtare të Biznesit", bën të mundur bashkimin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe Qendrën Kombëtare të Licencimit, duke konsoliduar pikën e kontaktit që ka biznesi, për të filluar një veprimtari dhe për t'u licencuar në fusha të veçanta.
Proçedurat do të bëhen on-line nëpërmjet një dritareje të vetme elektronike. Ky draft ofron mundësinë edhe të këshillimit të qendërzuar.

LAJMET MË TË VLERËSUARA