Biznesi: Të hiqet parapagimi i
akcizës, çmimet e referencës

Biznesi: Të hiqet parapagimi i <br />akcizës, çmimet e referencës
TIRANE-  Biznesi kërkon heqjen e cmimeve të referencës doganore dhe heqjen e parapagimit të akcizave. Një konferencë me titull “Për një Shqipëri konkurruese"e zhvilluar ne hotel "Tirana" ka ulur bashkë në një tryezë kryeministrin Berisha dhe përfaqësuesit e biznesve shqiptare. Për më shumë se 3 orë kryeministri ka dëgjuar shqetësimet e biznesmenëve si dhe ka diskutuar me to për problematikat kryesore që shqetësojnë sot sipërmarrjen.
Problemi i kreditimit të sipërmarrjes, prokurimet publike, lejet e ndërtimit, kasat fiskale, marrëdhëniet biznes-tatime, cmimet e referencave doganore ishin disa nga shqetësimet që u ngritën në këtë tryezë. Ndërsa u nënvizua nga të gjithë nevoja për konsultime konstante dhe tryeza të tilla diskutimi mes kryeministrit dhe përfaqësuesve të biznesit.

BREGASI: HIQNI PARAPAGIMIN E AKCIZES, BERISHA: DO ADAPTOJME STANDARDIN BE
Luan Bregasi, president i BiznesAlbania kërkoi konsultime konstante me kryeministrin dhe mbledhjen e tryezave të tilla, si kjo e sotme. “Nuk mund të takohemi një herë në 3 vjet. Ne jemi në krizë, nuk jemi në një situatë normale.“- deklaroi Bregasi. Presidenti i BiznesAlbania vuri në dukje se vullneti pozitiv i kryeministrit ndaj biznesit nuk është në administratën që ai drejton.
“Ka një kontradiktë mes vullnetit tuaj pozitiv dhe moszbatimit nga ana e adminsitratës të këtij vullneti pozitiv. Ministrat dhe administrata që ka në kompentecë ligjore për t’i administruar nuk i zbatojnë. Më lehtë e kemi të të takojmë ju sesa një ministër.”- deklaroi presidenti i BiznesAlbania.
Bregasi, në emër të biznesmenëve propozoi dhe mos parapagimin e akcizës. “Të bëhet një herë në muaj, sic ka qenë. Është barrë e rëndë, të garantojmë akcizën e vitit. Kjo ndodh kur është një biznes i ri në BE, por jo kur një biznes është në treg për vite me radhë.” Në përgjigje kryeministri tha “Do i kërkoj Ministrisë së Financave të adaptojë standardin europian. Nuk pronocohem më tej”

DHOMA E TREGTISE: HIQ CMIMIN E REFERENCAVE DOGANORE
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka kërkuar heqjen e çmimit të referencave doganore për produktin patate. “Kryeministri deklaroi se është njohur me problemin dhe ka cuar ekspertët e tij në terren për të verifikuar situatën dhe u shpreh se “do të bëhen të gjitha marrëveshjet e mundshme mes dy vendeve tona që të mos ketë cmime referencash doganore”, duke vlerësuar si të rëndësisshme marrëdhëniet ekonomike që duhet të vendosen me Kosovën, me synim pasjen e tregut të madh shqiptar.”- informoi Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë nëpërmjet njoftimit për shtyp.

BUXHUKU : TE HETOHEN SI U PRIVATIZUAN BURIMET  TASK FORCE SI U SHITEN
Gjergj Buxhuku, administrator i Konfederatës së industrialistëve vendas, u ndal në domosdoshmërinë e ndihmës për industrinë turistike.
“Është e papranueshme që sistemi bankar shqiptar, më likuid, të ballafaqohet me mungesën e likuiditetit”. Buxhuku u ndal dhe në shitjen e privatizimin e burimeve natyre të Shqipërisë.
“Të rishikohen në themel si shiten e privatizohen burimet natyrore të Shqipërisë. Dëgjova nga ministri i Ekonomisë se nga shitja e naftës nuk është arkëtuar asnjë lejk në buxhet. Është momenti që shteti shqiptar të dijë të organizohet e të përgjigjet për të ngritur një Takst Forcë, për të ndjekur transaksionet deri në vendet e origjinës. E papranueshme që këto vlera të pasurisë tona të mos gjenden në buxhetin e shtetit."- deklaroi Buxhuku.

Nga ana e tij Kryeministri Sali Berisha garantoi biznesin se jo vetëm nuk do të ketë rritje të taksave, por po studiohen të gjitha mundësitë për një ulje të mëtejshme të tyre, lehtësim të procedurave, heqje të taksës së referencës dhe pagesa online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet