TIRANE- Biznesmenë të njohur në Tiranë, Durrës, Vlorë si dhe zyrtarë të lartë të shtetit, janë përfshirë në listën me 133 emra si dëshmitarët që do paraqiten para gjykatës për të dëshmuar në procesin kundër grupit kriminal që lidhte “kontratat e vdekjes”. Mes personave që do dëshmojnë janë dhe ish e fejuara e Julian Sinanaj, Denada Çuni, biznesmeni i ndërtimit Tanush Mëhilli, Pirro Bare, ortaku i Marion Mitros në biznes Andrea Petani, ish-kandidati për deputet i PD në Vlorë, Ardian Kollozi, ish-prefekti i Vlorës Besnik Dervishi, e shumë personazhe të tjerë.