TIRANE- Rreth 1 milion dollarë është dëmi i shkaktuar nga biznesmenët e arrestuar pak ditë më parë, të cilët akuzohen për shmangie të TVSH-së në fushën e kromit, ndërtimit dhe kartave rimbushëse telefonike.
 
Ndërkaq, të tjera akuza rëndojnë mbi 2 biznesmenët e arrestuar, Bujar Male e Urim Canaj dhe 5 të tjerëve në kërkim. Përveç shmangies të pagimit të taksave rëndojnë edhe ato të “Krijimit të skemave mashtruese me TVSH”, “Fshehjes së të ardhurave”, “Falsifikimit të vulave” dhe “Pastrimit të parave”.
 
Administrata Tatimore iu bën thirrje subjekteve tatimpaguese që të krijojnë marrëdhënie tregtare me subjekte të besueshme dhe të mos përfshihen në skema mashtrimi të cilat shkatërrojnë imazhin e subjekteve serioze dhe i shkaktojnë dëme të konsiderueshme buxhetit të shtetit dhe shoqërisë.
 
Gjithashtu ftohet publiku të denoncojë pranë Organeve tatimore çdo individ apo subjekt me aktivitet të dyshimtë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)