Arjan. S, një nga biznesmenët më të fuqishëm të Fierit dhe me precentë penalë, mësohet të jetë arrestuar në Greqi së bashku me disa shtetas Grekë dhe Shqiptarë, pasi dyshohet se janë të implikuar në trafikimin e 20 kg kokainë nga Kolumbia në Greqi.

Biznesmeni në Shqipëri zotërin kompani të tregtimit të gazit dhe firmë ndërtimi, por policia dhe prokuroria dyshojnë se ai meret dhe me aktivitet kriminal, kryesisht në trafikun e drogës.

Arjan. S. rezulton i dënuar në Shqipëri për “Armë mbajtje pa lejë”. Ditën e djeshem Arjan.S, dhe katër persona të tjerë me urdhër të hetuesit dhe prokurorit të dosjes, janë lënë në kushtet e paraburgimit.

Biznesmeni i njohur në Triakala të Greqisë, 61 vjeçari Thanasios Karatzounis i arrestuar në këtë çështje, ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë helene,duke pohuar se ishte gabuar kur kishte pranuar për të fshehur 20 kg kokainë në banesën e tij.

Por biznesmeni ka këmbëngulur se këmbëngulur se kujtonte se bëhej fjalë për hashash.Ndërsa gjatë marjes në pyetjes biznesmeni Shqiptar Arjan.S, ka mohuar çdo lidhje me këtë grup kriminal, duke pretenduar se ai është një biznesmen që përfaqëson një kompani tregtare gazi dhe nuk ka nevojë ekonomike të meret me trafik droge, pasi thotë se ka shumë para.

Ai ka këmbëngulur se me biznesmenin grek Thanasios Karatzounis ka pasur kontakte, por vetëm se ai kërkonte nga Greku që ai ta ndihmonte për të lidhur disa kontrata shitje-blerje të gazit me kompani të njohura Greke.

Si u gjurmua grupi i Kokainës
Sipas dëshmisë së hetuesit të çështjes gjithçka ka nisur në prill 2017, kur një person i ka rezervuar një informacion operativ se një grup i përbërë nga shtetas Shqiptarë dhe Grekë fusin sasi të mëdha kokaine nga amerika Latine, por meren dhe me trafik të drogave të ndryshme brenda territorit grek.

“Sipas informacionit një nga anëtarët është një shqiptar me emrin Mirel, i cili kishte detyrë të shpërndante kokainën me një makinë “Nissan”.

Pas kësaj filluam përgjimin e këtij personi dhe ramë në gjurmët të grupit. Në këtë hetim është vënë në dijeni dhe DEA Amerikane, e cila më pas ka asistuar për të kontrolluar origjinën e kokainës dhe destinacionin e saj. Një shqiptar me emrin Aleko, një tjetër shqiptare me emrin Alketa, na rëzulton se mbanin kontakte me shtetasin Mirel. Bashkëpuntori më i ngushtë i Mirelit është një tjetër shqiptar me emrin “Kasi” dhe me pseudonimin i “Shëndoshi”. Anëtarët e grupit që ishin Shqiptarë, lidheshin me një shqiptar që quhej Arjan.

Hetimet në Shqipëri
Pas arrestimit të tre shqiptarëve dhe një biznesmeni grek me 20 kg kokainë në Greqi, hetimet janë shtrirë dhe në Shqipëri për të zbuluar intinerarin e drogës dhe aktivitetin e paligjshëm të këtij grupu. Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë bënë me dije se janë në pritje të materialeve që do të përcillen nga policia greke nëpërmjet policisë shqiptare, ndërsa njëherazi kanë nisur verifikimet kryesisht për të dhënat e dala në media dhe verifikimin e pasurive që këta shtetas disponojnë në Shqipëri. Hetimet në Shqipëri po kryhen me iniciativë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila i ka kërkuar policisë të marrë nga pala greke çdo të dhënë për shqiptarët e përfshirë në këtë rrjet. Të paktën sipas të dhënave paraprake, dyshohet se truri i këtij grupi është shqiptari i identifikuar si Arjan Senaj nga media greke, por për prokurorinë shqiptare ai ka një tjetër gjeneralitet dhe tashmë ndaj tij kanë nisur hetimet.

Burimet, sqaruan se shqiptari i arrestuar në Greqi ka qenë dhe më parë i skeduar për trafik droge dhe shkelje të ligjit dhe dënuar nga drejtësia shqiptare. Pak ditë më parë në pranga së bashku me shqiptarët ra dhe biznesmeni i njohur në Triakala të Greqisë, 61 vjeçari Thanasios Karatzounis. Ndërkohë, në dëshminë e tij,61 vjeçari Grek ka përshkruar se i gjithë trafiku është koordinuar nga shqiptari i njohur prej tij me emrin Arjan, nga qyteti i Fierit, i cili sipas Thanasit ishte një biznesmen hidrokarburesh dhe gazi. Shqiptarëve dhe Grekut u sekuestruan 20 kg kokainë e pastër e cila ishte me logon “Play Boy” ku sipas hetuesve Helen kjo është shenjë e pastërtisë së kokainës të mbërritur direkt nga Kolumbia.

kokaina greqi
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com