Biznesmeni Gjergj Luca punëson vajzën e verbër te ‘Rozafa’:  Dëshira për punë nuk i ndalet, ndaj ne e mirëpritëm

Biznesmeni i njohur Gjegj Luca ka ndarë një video në rrjetin e tij social Facebook, ku tregon se ka punësuar një vajzë të verbër pranë restorantit ‘Rozafa’. Adivija është shembull për shumë njerëz, e cila ndonëse se ka humbur shikimin lufton për jetën dhe tashmë është punësuar falë biznesmenit Gjergj Luca.

“Sytë e shpirtit të kësaj vajze janë më të fuqishëm se viziviteti pamor dhe bashkë me kurajon e saj e bëjnë një qytetare të barabartë mes nesh. Dëshira për punë nuk i ndalet ndaj ne e mirëpritëm në familjen e madhe të Rozafës ku puna është e vërteta jonë. Ne jemi këtu ti hapim derën kujtdo vajze dhe djali që mbi punën e tyre ndërtojnë të ardhmen. Respekte”, shkruan Luca.

Luca ka ndarë edhe një pjesë të bisedës me Adivijen, vajzën e verbër.

Adivija: Kam nevojë për një punë të dytë dhe mendova që kjo është zyra ku mund të trokas dhe mund të shtri dorën.

Luca: Ka probleme me shikimin por punon 5 orë në ditë në një qendër që ka hapur Bashkia e Elbasanit. Ca do bësh tek unë.

Adivija: Ja unë punoj me kompjuter. Ca të më kërkosh ti unë do shkruaj.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • yp xhixhi: 04/10/2023 15:05

    peshku lluc rrit rrogat, mos merr shembuj njerezit me aftesi te kufizuar per te kaluar aty ku do ti. rrogat e kompanise tende lene per te deshiruar rroga mizerabel te turpshme per oret dhe punen qe ato bejne. pra i bie me mire te vjedhesh shtetin e pleres rama berisha dhe meta sesa te te nenshtrohen ty apo kujdo tjeter. pra me mire te ikin dhe tju lene nje top me mut qe ta hani te gjithe bashke sepse kjo situate vjen prej jush. zoti lluc si malok qe je beju pak me zemergjere dhe jo vetem zgerdhihesh neper intervistat e tua ose shan miletin, cte mbjellesh do korresh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë