TIRANE- Biznesmeni Gjok Tushaj është dënuar me 4.8 vite burg dhe 8 mijë euro gjobë. Vendimi është marrë nga gjykata e Tiranës, e cila në datën 31 janar ka vendosur të njohë vendimin e gjykatës së Monzës në Itali, e cila e ka dënuar Tushajn për akuzën e Rrëmbimit të personit dhe Shfrytëzimi dhe favorizimi i prostitucionit”. Ka qënë gjyqtari Petrit Çomo që ka bërë pranimin e kërkesës së prokurorisë së Tiranës, i cili ka arsyetuar se nuk ka asnjë pengesë ligjore për njohjen e vendimit të gjykatës së Monzës në Itali.
Gjok Tushaj, ështtë biznesmeni që autoritet italiane kanë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme arrestimin dhe ekstradimin e tij në Itali. Mirëpo për shkak të lidhjeve të tij të forta dhe falcifikimit të dokumentave, Tushaj ka arritur të mos arrestohet dhe ekstradohet në shtetit Italian. Kjo falë edhe ndihmës së dhënë nga ana e oficerit të prokurorisë së Lezhës, shtetasi Aleksandër Kolmarka, i cili momentalisht është marrë i pandehur nga prokuroria e Tiranës, së bashku me biznesmenin Gjok Tushaj.
Kërkesa në gjykatë
Pas kërkesës së paraqitur nga pala italiane, prokuroria e Tiranës i është drejtuar gjykatës, me një kërkesë të dytë, duke kërkuar njohjen e vendimit penal të huaj. Dosja e prokurorisë është paraqitur në gjykatë në datën 6 nëntor, ndërkohë që për këtë çështje biznesmeni Gjok Tushaj, është dënuar në datën 31 janar 2014. Nga shqyrtimi gjyqesor rezultoi se me vendimin nr. 292/99 Reg.Sent, dt. 19.07.1999, të Gjykatës së Monzës, Itali, shtetasi shqiptar Gjergj (Gjok) Tushaj është dënuar me 7 vjet e 8 muaj burgim dhe 36 milion lireta gjobë, si dhe përjashtimin përgjithmonë nga e drejta për punë në zyrat shtetërore, për veprat penale “Rrëmbimi i personit” dhe “Shfrytëzimi dhe favorizimi i prostitucionit”.
Ky dënim pas Apelimit ka mbetur në 4 vjet e 8 muaj burgim, 8592.45 Euro gjobë, si dhe ndalimi i së drejtës për të ushtruar funksione publike, pasi 3 vjet burgim dhe 10 mijë euro gjobë i janë ulur me vendimin e gjykatës së Monzës Itali.
Dosja e dytë
Momentalisht në ngarkim të Gjok Tushajt, është duke u zhvilluar një gjykim i dytë.Nga hetimet rezulton se Gjok (Gjergji) Tushaj, ka falsifikuar dokumentet së bashku me oficerin e Policisë Gjyqësore, Aleksandër Kolmarku, dhe shtetasin Bardhok Gjini, në një kohë që ndihmës të tij në këtë proces kanë paraqitur rrethana të rreme, sipas organit të hetimit janë edhe persona të tjerë ende të paidentifikuar.
Historia nis në verën e 2012-ës, kur shteti italian, nëpërmjet një letërporosie, i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme të verifikonte disa dokumente të lëshuara nga institucionet shqiptare për të pandehurin Gjergji Tushaj, me emrin e mëparshëm Gjok Tushaj, i dënuar nga ky shtet për rrëmbim personi, marrëdhënie seksuale me dhunë dhe shfrytëzim prostitucioni. Por, pavarësisht këtij vendimi të formës së prerë, nëpërmjet avokates së tij Tushaj ka paraqitur në gjykatën e Monzës dokumente që tregonin se përgjatë viteve për të cilat akuzohet, ai ka qenë i punësuar në uzinën e bakrit Laç.

Shkrimi u publikua sot (08.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com