TIRANE- Grabitet me armë pronari i një pike skrapi në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në Kamëz, kur një person i armatosur në orët e paradites i ka marrë 53-vjeçarit me inicialet M. H., 650 mijë lekë që i kishte në një çantë. Siç bën të ditur Policia e Tiranës, autori i grabitjes së ndodhur në rrugën “Berluskoni” ka qëlluar me armë por që fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga plumbat. Grabitësi është larguar menjëherë pasi ka kryer grabitjen, duke hyrë nëpër rrugicat e Kamzës. Policia dyshon se, ai është ndihmuar edhe nga një person tjetër që ka qenë duke e pritur me një motorr. Në vendin e grabitjes kanë mbërritur uniformat blu të Komisariatit numër 5, të cilët kanë nisur hetimet për të identifikuar autorin e vjedhjes me armë.
NGJARJA
Një person i armatosur ka vjedhur nën kërcënimin e armës 650 mijë lekë që ishin në çantën e pronarit të një pike skrapi në Kamëz. Policia e kryeqytetit tha se, grabitësi ka qëlluar me armë në ajër, më pas nën kërcënimin e automatikut i ka kërkuar 53-vjeçarit me inicialet H.M., çantën ku ndodhej shuma prej 650 mijë lekësh. Siç mësohet nga uniformat blu, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40 të ditës së dielë, 4 maj në rrugën “Berluskoni” në Kamëz. Policia lokale ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, sapo janë lajmëruar në telefon nga pronari i biznesit.
HETIMET
Në lidhje me këtë ngjarje, është ngritur një grup hetimor ku veç specialistëve të komisariatit që ka nën administrim zonën, bëjnë pjesë edhe oficerë të sektorit të vjedhjeve me armë në Policinë e Tiranës. Është marrë në pyetje edhe biznesmeni të cilit i është grabitur shuma e parave. Ky i fundit ka dhënë një përshkrim të personit që i ka grabitur çantën me shumën e parave brenda. Gjithashtu janë marrë edhe dëshmitë e disa personave të tjërë të cilët kanë qenë prezentë në momentin kur ka ndodhur grabitja. Uniformat blu kanë organizuar disa kontrolle nëpër zonën e Kamzës për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve. Për këtë qëllim janë ngritur edhe disa postblloqe por deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nuk është bërë i mundur ndalimi i ndonjë personi të dyshuar. Gjatë mbledhjes së provave, uniformat blu kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë kalibër 7.62 mm, që dyshohet se është qëlluar nga një armë e llojit “Kallashnikov”. Ndërkohë policia është duke kryer hetimet e nevojshme për kapjen dhe identifikimin e hajdutit.
Shkrimi u publikua sot, 6 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com