ITALI- Për shkak të pasionit të tij për makinat sportive, një biznesmen italian po kalon një eksperiencë mjaft të keqe. Bëhet fjalë për biznesmenin nga Caserta, me origjinë nga Casagiove.
Ai kishte marrë me qira një Porsche, e cila më pas i është vjedhur, të paktën kështu ka denoncuar në polici. Ndaj tij është ngritur akuza e simulimit të një krimi për shkak se denoncimi është bërë kur makina kishte disa ditë që ishte zhdukur. Nga hetimet ka rezultuar se në ditën e denoncimit, Porsche ishte transferuar tashmë në Shqipëri,
Ndaj tij rëndon akuza për simulimin e një krimi si edhe është në gjyq edhe për përvetësim, duke qenë se ai nuk ia ka kthyer kompanisë makinën me qira. Sipas avokatit Francesco Moscatiello, të dyja akuzat ndaj sipërmarrësit nuk janë të denja për dënim, pasi vonesa e ankimit nuk mund të çojë, përsëri sipas tezës së mbrojtjes, në një dënim për simulim pasi ai ka qenë viktimë e një vjedhjeje.
ata qe vjedhin makina te vriten menjehere nga policia,,,pa paralajmerim.....
Përgjigju