Biznesmeni Rezart Taçi komandon
Ermir Kodrën president të Parmës

Biznesmeni Rezart Taçi komandon<br />Ermir Kodrën president të Parmës
E ndërsa ‘de facto’ Parma ka tashmë një president shqiptar, ‘de jure’ vazhdon saga se cili do të jetë. Mediat italiane pranë ekipit emiljan shkruajnë se presidenti do të jetë Ermir Kodra, i njohur si krahu i djathtë si biznesmenit Rezart Taçi. Emri i Kodrës është lakuar, pasi Pietro Duka nuk pranoi që të merrte përsipër pozicionin e ofruar.

Nëse Kodra do të zyrtarizohet në krye të ekipit të Parmës do të ishte përpos faktit si presidenti i parë shqiptar në drejtimin e një ekipi italian do të thyente edhe një tjetër rekord, si më i riu në moshë, pasi është 29 vjeç.
ermir kodra
Gazeta kryesore lokale e Parmës zbulon edhe prapaskenat e komandimit ndërsa tregon se vendimi është bërë i ditur gjatë një darke ku kanë qenë prezentë Rezart Taci,
ermir kodra
Ermir Kodra dhe administratori i deleguar Pietro Leonardi si dhe kryebashkiaku Pizzarotti, ndërsa mediat on line pranë klubit publikojnë edhe fotot e Presidentit të ri të Parmës.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore