VLORË- Antonio Parente, administrator i kompanisë ‘Simek Shoes’ sh.pk, një kompani italiane e cila operon në Vlorë në sektorin e fasonerisë, ka paralajmëruar se do të zhvillojë një protestë brenda ambienteve të doganës së Vlorës.
Në një letër dërguar drejtuesve kryesor të institucioneve në vend, biznesmeni italian bën me dije se Tatimet i kanë bllokuar mallin në doganën e Vlorës, e rrjedhimisht edhe punën në fasoneri, në të cilën ka rreth 200 punonjës.
‘Për gati dy javë janë bllokuar në mënyrë të padrejtë nga organet, Tatimore veprimet në doganë, konkretisht nga drejtoresha Rajonale e Tatimeve, (sektori i borxhit) Anilda Aliaj. Bllokimi është kryer pa njoftim paraprak të specifikuar ‘Bllokim për Veprimet Doganore’. Kemi pasur vetëm njoftim për fillimin e masave shtrënguese. Jemi në kushtet kur nga rreth 10.6 mln lekë që ishte njoftimi për bllokim, deri në datën 20 korrik, detyrimi për pagesë është rreth 3.3 mln lekë. (Shuma e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore të një muaji punë).
Me gjithë përpjekjet e punonjësve të ministrisë së Financave, drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Ceno Klosi dhe drejtoresha në fjalë nuk jep asnjë hapësirë për të liruar doganën qoftë dhe për disa ditë, mjafton që kamioni me lëndë të parë të shkarkohet, punonjësit të rifillojnë punën dhe ne të kryejmë eksportin nga i cili fondet që do të vijnë në llogari të shlyejnë dhe ato pak detyrime të mbetura.
Drejtoresha në fjalë nuk zbaton as klauzolat e ligjit 9920, neni 77 pika 7, ku pavarësisht parashikimeve ligjore, lejon klauzolën e kryerjes së një marrëveshje për pagesën me këste të detyrimeve të cilën ja kemi kërkuar disa herë. Dëmet e shkaktuara ndaj kompanisë për vonesa në dorëzimin e produktit janë shumë të larta dhe ne do t’i pretendojmë në rast të përshkallëzimit të situatës, kjo është një përgjegjësi administrative dhe ndaj aksionarëve tanë. ’- thuhet në shkresë.
Në kushtet e mosgjetjes së një përgjigje, biznesmeni italian kërkon që të zhvillojë një protestë bashkë me punëtorët brenda ambienteve të doganës.
'Nisur nga më sipër duke qenë se rreth 200 punonjës janë pa punë ju kërkojmë ju leje për zhvillimin e një proteste në ambientet e Doganës Vlorë ditën e shtunë datë 22.07.2023 orë 11:00!'- thuhet në shkresë.
(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)
Po shumë mirë ta kanë bërë. Se i mbysni punonjësit për një çape buke dhe as detyrimet tatimore si paguani. Ik bërtit sa te dush në rrugë
Përgjigju