Biznesmenit iu zhvatën 1.5 milion euro/ Ish-prokurorja Katica Janeva lirohet nga paraburgimi

Biznesmenit iu zhvatën 1.5 milion euro/ Ish-prokurorja Katica Janeva lirohet nga paraburgimi

Katica Janeva

Gjykata e Apelit në Shkup e ka liruar nga paraburgimi, ish prokuroren speciale, Katica Janeva, e akuzuar për shpërdorim të detyrës në rastin e njohur si “Reket” - të zhvatjes së 1.5 milion euro nga biznesmeni, Orce Kamçev.

Gjykata, vendimin e ka marrë pas një garancie materiale të dhënë nga Janeva, se nuk do të ikë nga proceset gjyqësore, por edhe për shkak të rekomandimit nga mjekët për gjendjen shëndetësore.

Për rastin “Reket” akuzohen edhe Bojan Jovanovskit i njohur si “Boki 13" dhe Zoran Milevski. Ata, duke shfrytëzuar lidhjet me ish-prokuroren speciale kanë marrë paratë nga biznesmeni, duke i premtuar masa lehtësuese në një proces tjetër gjyqësor, që po zhvillohet kundër tij.

Veç tyre, me vonë hetimet kanë nisur edhe kundër nënkryetares së Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Frosina Remenski, po ashtu e dyshuar si e përfshirë në këtë skandal, që ka vënë në pikëpyetje reformat në gjyqësor.

Katica Janeva drejtonte Prokurorinë Speciale e themeluar për të hetuar aferën e përgjimeve, apo shpërdorimet e shumta që janë kryer nga ish- zyrtarët qeveritarë.

Bëhet fjalë për të paktën 17 padi, kundër 93 ish-zyrtarëve, të cilat janë ngritur nga 15 shtatori i vitit 2015, kur ishte themeluar kjo prokurori.

Pas skadimit të mandatit të funksionimit,më 15 shator kjo prokurori është shuar, ndërsa lëndët kanë kaluar në organin e rregullt të akuzës. REL

*titulli redaksional*

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja