/ATSH-AFP/- Bisedimet për paqe mes Kievit dhe separatistëve prorusë që u zhviluan dje në Minsk, përfunduan pa asnjë marrëveshje, deklaroi i dërguari i qeverisë ukrainase, ish-presidenti ukrainas, Leonid Kutchma duke akuzuar rebelët se kishin penguar diskutimet.

"Bisedimet në Minsk ishin një dështim", deklaroi Kutchma për agjencinë e lajmeve "Interfax-Ukraine duke shpjeguar se të dërguarit e republikës separatiste kanë refuzuar të diskutojnë për masat në lidhje me një armëpushim të mënjëhershëm dhe tërheqjen e armëve të rënda.