RUSI - Kompania energjetike bërthamore shtetërore ruse ''Atomstrojeksport" do të ndërtojë në Bjellorusi centralin e parë bërthamor me vlerë 10 miliardë dollarë.

Marrëveshja për ndërtimin e këtij centrali u nënshkrua dje në mbrëmje nga kryeministri bjellorus, Mihail Mjasnikoviç dhe kryeministri rus, Dmitrij Medvedev.

Sipas marrëveshjes, Moska do t'i japë kredi Minskut për ndërtimin e centralit, ndërsa projektin do ta realizojë "Atomstojeksport".

Plane këto që shkaktuan reagime të ndryshme në Bjellorusi, për shkak se vendi u godit rëndë nga katastrofa bërthamore e Çernobilit, në vitin 1986.

Kjo marrëveshje shkaktoi trazira edhe në Lituaninë fqinje, pasi centrali bërthamor, i cili do të përfundojë në vitin 2020 do të jetë 30 kilometra në kufirin mes dy vendeve.