Bjellorusi/ Gazetarëve të huaj i'u ndalohet të raportojnë protestat

Bjellorusi/ Gazetarëve të huaj i'u ndalohet të raportojnë protestat

Bjellorusi, një sërë gazetarësh të huaj nuk do të lejohen më të raportojnë në Bjellorusi pasi akreditimi i tyre u tërhoq në mënyrë të papritur nga autoritetet, teksa disa prej tyre mund të dëbohen nga vendi.

Masa ndaj gazetarëve vjen përpara protestave të reja masive që priten kundër presidentit Aleksandër Lukashenko.

Akreditimi i është hequr gazetarëve që punojnë për agjensitë e lajmeve Agence France Presse dhe Associated Press, BBC, ARD dhe Radion Europa e Lirë.

ARD madje njoftoi se një ekip kameramanësh të tij janë arrestuar gjatë natës, edhe pse kishin akreditimin e duhur. Ata u lanë të lirë por akreditimi iu hoq, ndërsa dy anëtarëve rusë iu kërkua që të largohen menjëherë nga vendi.

Nuk është ende e qartë për momentin se sa gazetarë preken saktësisht nga kjo masë, ndonëse shoqata e reporterevë bjellorusë flet për një valë masive tërheqjesh të akreditimit për gazetarët që punojnë për TV, radio, gazeta dhe agjensi lajmesh.

Ditët e fundit, mbi një duzinë reporterësh që mbulonin protestat në Minsk janë ndaluar nga policia për kontroll dokumentesh, e në disa raste, efektivët u kanë fshirë atyre video dhe foto.

Lëvizja kundër gazetarëve vjen përpara protestës në shkallë të gjerë që pritet të mbahet në kryeqytet dhe goditja e medias shihet si përpjekje për të parandaluar raportimin mbi tubimin mbarëkombëtar, pjesë e protestave masive që përfshinë vendin pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale. Presidenti Aleksandër Lukashenko, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1994, pretendon një fitore dërrmuese me 80% të votave, por liderja e opozitës Svetlana Tikhanovskaya, e cila është larguar drejt Lituanisë fqinjë, thotë se në të vërtetë, ajo e mundi Lukashenkon në zgjedhje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr