MINSK - Presidenti francez, François Hollande dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel mbërritën para pak minutash në Minsk për një samit i konsideruar si shansi i fundit për paqen në Ukrainë.
Avioni i presidentit francez, Hollande u ul në aeroportin e Minskut rreth orës 16:00, i ndjekur pas pak minutash nga ai i Merkellit.
"Hollande dhe Merkel do të udhëtojnë në të njëjtën veturë drejt pallatit presidencial bjellorus për samitin ku do të jenë të pranishëm dhe presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai ukrainas, Petro Poroshenko", sipas burimeve bjelloruse./ATSH/