BJELLORUSI – Kievi dhe rebelët prorusë nënshkruajnë një plan për zbatimin e paqes


MINSK, 12 shkurt /ATSH-AFP/ - Grupi i kontaktit i përbërë nga të dërguarit ukrainas, rus dhe përfaqësuesit e OSBE-së nënshkruan me rebelët një plan për zbatimin e paqes, njoftuan sot presidentët rus, ukrainas, francez dhe kancelarja gjermane.
"Grupi i kontaktit nënshkroi dokumentin që kishim përgatitur me një tension të madh", theksoi Petro Poroshenko në përfundim të 16 orëve negociatash në Minsk, një informacion i konfirmuar nga Putin.
"Të gjitha çështjet janë trajtuar në këtë plan që u nënshkrua nga grupi i kontaktit dhe separatistët", deklaroi François Hollande në një deklaratë të përbashkët me kancelaren gjermane, Angela Merkel./
/ec/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?