/ATSH-AFP/ - Presidenti bjellorus, Aleksandre Lukashenko shkarkoi sot kryeministrin, Mihail Miasnikoviç në kontekstin e krizës ekonomike të shkaktuar nga rënia e rublës ruse.
"Mihail Miasnikoviç, që kishte marrë funksionet në dhjetor 2010, u zëvendësua nga shefi i kabinetit të presidencës, Andrei Kobiakov", njoftoi presidenca.
"Aleksandre Lukashenko e shqyrtoi çështjen për sa i përket kuadrove dhe emëroi Andrei Kobiakovin si kryeministër", sipas një komunikate të publikuar në faqen e internetit të presidencës bjelloruse.
"Lukashenko shkarkoi gjithashtu shefin e Bankës Qendrore si dhe shumë përgjegjës të tjerë të lartë, përfshirë ministrat e Ekonomisë dhe Punëve të Brendshme", sipas të njëjtit burim.
Ndonëse rubla bjelloruse nuk është zyrtarisht e lidhur me valutën ruse që po përballet me një zhvlerësim spektakolar kohët e fundit, Bjellorusia ka lidhje të forta ekonomike me Moskën dhe është shumë e ndjeshme ndaj çdo lloj tronditjeje në ekonominë ruse të goditur nga sanksionet perëndimore dhe rënia e çmimit të naftës.
/Shqiptarja.com